Ligjvënësi i parë me ngjyrë zgjidhet udhëheqësi i ri i Demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve

30 Nëntor 2022, 21:01| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 20:58

  • Share

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve zgjodhën udhëheqësin e ri të partisë së tyre që është kongresmeni, Hakeem Jeffries, duke e bërë atë ligjvënësin e parë me ngjyrë që drejton njërën nga partitë kryesore në Kongres, raportojnë mediat e huaja.

Jeffries, 52 vjeç, tani pritet të pasojë kryetaren në largim të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila njoftoi dy javë më parë se do të tërhiqej nga lidershipi i Demokratëve përpara mbledhjes së Kongresit të ardhshëm në janar.

Pelosi mbetet gruaja e parë që mbante mantelin e spikeres. Sipas raportimeve të shumta, kandidatura e Jeffries u miratua me aklamacion gjatë një sesioni me dyer të mbyllura në Capitol Hill.

Ai tani do të drejtojë partinë si lider i pakicës së saj pasi humbi kontrollin e Dhomës gjatë zgjedhjeve të mesmandatit më 8 nëntor.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?