Votimi i ligjvënësve francezë

Bota

Ligjvënësit francezë votojnë pro projektligjit për vdekjen e asistuar

28 Maj, 08:54| Përditesimi: 28 Maj, 08:57

  • Share

Parlamenti i Francës ka votuar në favor të një projektligji për të legalizuar vdekjen e asistuar. 305 ligjvënës në Asamblenë Kombëtare votuan pro, ndërsa 199 u shprehën kundër projektligjit për t'u dhënë pacientëve të ‘drejtën’ për t’i dhënë fund jetës së tyre në rrethana të caktuara.

Ata gjithashtu mbështetën unanimisht një ligj që përcakton të drejtën për kujdes paliativ në institucionet e specializuara në fund të jetës. Të dyja votimet janë fillimi i një procesi të gjatë parlamentar që do të kërkojë që projektligjet të kalojnë në Senat - dhomën e sipërme - dhe më pas të kthehen në dhomën e poshtme - Asamblenë Kombëtare - për një lexim të dytë, që do të thotë se nuk ka gjasa të bëhen ligje para vitit të ardhshëm.

Qeveria franceze e ka përshkruar ligjin për të drejtën për  të vdekur si “një përgjigje etike ndaj nevojës për të mbështetur të sëmurët dhe ata që vuajnë” duke këmbëngulur se nuk ishte “as një e drejtë e re dhe as një liri… por një ekuilibër midis respektit dhe autonomisë personale”.

Ky ligj do të lejonte ekipin mjekësor që të vendosë nëse një pacient mund të përdorë një substancë vdekjeprurëse kur shprehin dëshirën. Pacientët do të ishin në gjendje ta përdorin atë vetë ose t'u administrohet nga një infermiere ose mjek "nëse nuk janë në gjendje fizike për ta bërë këtë vetë".

Pacientët duhet të plotësojnë një numër kushtesh të rrepta: ata duhet të jenë mbi 18 vjeç, të kenë shtetësi ose leje qëndrimi francez dhe të vuajnë nga një “sëmundje serioze dhe e pashërueshme, kërcënuese për jetën, e avancuar ose terminale” që është “e pakthyeshme”.

Franca aktualisht lejon eutanazinë pasive - siç është mosdhënia e mbështetjes artificiale të jetës por pacientët që kërkojnë mundësi aktive në fund të jetës nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të udhëtojnë në vende të tjera ku eutanazia është e ligjshme.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrante: 28/05/2025 09:15

    Perfekt. Pse duhet te vuaje personi per me vdek

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?