Monaco 0-1 Angers

Ligue 1/ Monaco në 'rënie të lirë', Angers e mposht 0-1! Lille dhe Lyon barazojnë me gola

2 Nëntor, 12:24| Përditesimi: 2 Nëntor, 12:26

  • Share

Futbolli elitar në Francë, Ligue 1 filloi të premte me dy ndeshjet e para për raundin e 10-të. Në Principatë, Monaco humbi 0-1 kundër Angers duke marrë disfatën e dytë sezonale. Ndërkohë Lille dhe Lyon barazuan 1-1.

Në "Luigji II" Monaco u befasua 0-1 nga Angers. Vendasit pësojnë humbjen e dytë sezonale dhe të dytën radhazi duke mbajtur sërish pozitën e dytë, por humbur kontaktet me kreun që mbahet nga PSG. Ishte goli i Aholou në minutën e 29-të që vendosi ndeshjen.

Në "Pierre-Mauroy", Lille dhe Lyon barazuan 1-1. Për vendasit për 81 minuta në fushë ishte edhe Zhegrova, por pa mundur të shënojë. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 17-të, me David që kaloi në epëri vendasit. Duhej minuta e 90+1 që Fofana të barazonte gjithçka.

PSG, Monaco, Lille, Marseille dhe Lyon do garojnë këtë sezon për trofeun në Ligue 1.

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?