Lihen punimet për shkollën e financuar nga bashkia Tiranë, ish-kreu i Komunës Preshevë: Shqiptarë brenda Luginës bashkëpunojnë me Vuçiç

3 Maj, 13:09| Përditesimi: 3 Maj, 13:17

  • Share

Ish-kryetari i Komunës së Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi i shkarkuar nga qeveria serbe njoftoi pezullimin e një projekti të financuar nga qeveria shqiptare për ndërtimin e një shkolle në Luginë.

Në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, Arifi tregoi arsyet e ndalimit të punimeve. Sipas tij, në krye të Luginës tashmë është një kryetar teknik, i emëruar nga Beogradi që ka ndaluar punimet e financuara nga bashkia e Tiranës.

'Ky është një projekt që kemi filluar të punojmë që herët në kuadër të miqësisë me Shqipërinë dhe që qeveria shqiptare të jetë më prezentë në Luginën e Preshevës. Ky është projekti i parë dhe tash pas shkarkimit të dhunshëm, ka rezultuar në atë që është caktuar nga Beogradi një kryetar teknik i përkohshëm deri në zgjedhjet e rradhës. Ky kryetar, këtë projekt e ka stopuar, ka ndaluar punimet dhe të shkojë deri në shkëputje të projektit, që është projekti i parë kontraktues nga bashkia e Tiranës, e mbështetur nga kryeministria shqiptare.’, tha Arifi.

Arifi shtoi shkolla ishte drejt përfundimit, pasi nevojiteshin vetëm disa rregullime të brendshme të cilat u lanë pezull.

‘Faza e punimeve ka qenë që janë vendosur dritaret në objekt dhe janë vendosur objekte të brendshme, të lyerjes dhe të tjera. do të thotë që ka qenë një projekt në punë e sipër, por narrativa që kam dashur të njoftoj, Beogradi në javët e fundit, është një projekt e rrit edhe më shumë pikturën që Beogradi kërkon të rrit edhe më shumë ndikimin dhe kontrollin në Luginë të Preshevës përmes shqiptarëve shqipfolës që u shërbejnë Beogradit për hir të interesit’, shtoi ai.

Në lidhje me kryetarin e ri të Komunës, Arifi tregon se ai është emëruar nga Vuçiç dhe është i vetmi që ka treguar mirënjohje nga shqiptarët e të gjitha trojeve për presidentin serb.

‘Është një shtetas shqiptar, i Luginës së Preshevës, i vetmi shqiptar në historinë tonë në të gjitha trojet tona, ky zotëria i vendosur nga Vuçiç ia ka dhënë një mirënjohje Aleksandër Vuçiç për kritikat e tija. Për këtë arsye është shpërblyer. Është fatkeqësia jonë. Përveç se kemi një armik si Vuçiç, kemi dhe shqiptarë brenda Luginës që bashkëpunojnë’, nënvizoi Arifi.

Sa i përket qeverisë së Kosovës dhe Albin Kurti, Arifi thotë se ka një bashkëpunim në këtë me qeverinë e Beogradit dhe kjo duket qartë në Luginën e Preshevës, pasi kryetari aktual është i preferuari i të dyve, si Vuçiçit ashtu dhe Kurtit.

‘Kjo bën edhe më interesante, ky person nuk është iu vetmi i vendosur, ka një organ teknik, janë edhe 4 anëtarë të tjerë. Ky së bashku me partinë e Kamberit që është këshilltar i Kurtit. Ka mundur të hyjë në organin teknik edhe me aprovimin e Kurtit. Një skemë që në Luginën e Preshevës të gjithë e dimë. Edhe ju duhet ta besoni’, vijoi më tej Arifi.

Ai shpreh bindjen se Kurti dhe Vuçiç duan ta eleminojnë politikisht dhe të gjithë e dinë këtë në Preshevë, përveç atyre në Kosovë dhe Shqipëri.

‘Kurti është në bashkëpunim me Vuçiçin, gjithmonë e kam thënë. Në rastin tim të shkarkimit është një bashkëpunim i qartë mes Partisë së Vuçiçit dhe Vetëvendosjes së Kurtit. Kam qenë kritik ndaj të dyve. Të dy kanë punuar të më eleminojnë politikisht. Jam shkarkuar në mes të natës. Nuk do ndodhte nëse delegatët e Kurtit do të kishin pranuar të ishin në këtë organ teknik’, u shpreh Arifi.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/05/2024 01:48

    Ky ka qene historikisht problemi i shqipove,me keq se pasojat e pushtuesve,armiq te vetes e mes vedi.Po mire,meqe punimet jane ne fazen perfundimtare,perse nuk mblidheni e t'a perfundoni vete? Ky komunari i komanduar mund te ndaloje punimet si projekt i financuar nga Tirana,por a ka te drejte te ndaloje perfundimin e projektit,po te vazhdohet nga preshevianet dhe me financime te tyre?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?