Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie ndaj të riut, Leonard Berishen i akuzuar se dhunoi një mjek të QSUT-së.
Berisha ka shprehur pendese para gjykatës dhe pretendoi se mjeku po i rrihte gjyshin.
Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak ditë më parë, ku 24-vjeçari goditi për shkak të detyrës mjekun Petrit Gjorgji.
QSUT dënoi rastin e rëndë ku tha se të tilla akte nuk duhet të ndodhin dhe se mjeku ka qenë duke ndihmuar një pacient të shtruar në Njësinë e Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme i cili kishte rënë nga krevati.
Komento