Kronikë

Lihet në burg Barush Bregu, dyshohet si vrasësi në grupin e 'Licëve' të Shkodrës

6 Maj 2019, 15:07| Përditesimi: 6 Maj 2019, 15:54

  • Share

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur ditën e sotme masën e sigurisë 'arrest me burg' për shtetasin Barush Bregu. 33-vjeçari u arrestua dy ditë më parë gjatë një aksione të zhvilluar nga FNSH dhe RENEA në zonën e Komunës së Parisit ku jetonte në një shtëpi me qira.

Ai është i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në vitin 2016, si dhe me masë sigurie "Arrest në burg", për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu Bregu akuzohet prej 8 vitesh se ai është një nga njerëzit kryesorë të vrasjeve për llogarit të grupit Lici. Policia thekson se Barush Bregu është i skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal, pa specifikuar emrin, që Report Tv mësoi se bëhet fjalët për grupin e fisit Lici në Shkodër dhe se është  i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda  kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për “trafikim të lëndëve narkotike".

"Ky shtetas është i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, në vitin 2016, si dhe me masë sigurie "Arrest në burg", për armëmbajtje pa leje , pasi në shtator  të vitit 2018, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia,  në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.  Gjithashtu ky shtetas është i skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe është  i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda  kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për “Trafikim të lëndëve narkotike", thuhet në njoftimin e policisë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?