Erisa Fero

Lihet në burg Erisa Fero, u arrestua dje në Pogradec se tentoi të trafikonte 58 kg kanabis në drejtim të Maqedonisë së Veriut

30 Dhjetor 2022, 11:58| Përditesimi: 30 Dhjetor 2022, 12:04

  • Share

Erisa Fero, 28-vjeçarja nga Tirana që tentoi të trafikonte 58 kg kanabis në drejtim të Maqedonisë së Veriut është lënë në burg.

Ajo u kap nga policia e Pogradecit bashkë me një 17 vjeçar dhe një 32 vjeçar, të dy nga Kruja. Me këtë të fundit dyshohet se kishte krijuar lidhje intime dhe e ndihmonte të kalonte drogën duke përdorur kartat e saj si punonjëse ministrie për shmangie kontrollesh.

Nga hetimet e kryera rezulton se 28-vjeçarja Erisa Fero dhe dy të arrestuarit nga Kruja, Likë Basha dhe 17-vjeçari me inicialet M.K, kishin kryer transportimin e lëndës narkotike nga qyteti i Tiranës në drejtim të Qafë-Thanës. Burime jo zyrtare thanë se droga vinte nga zona e Malësisë së Shkodrës.

Policia kishte marrë informacione për tentativën e trafikut, ndaj shtuan kontrollet në pikën kufitare në Qafë Thanë dhe bënë kontroll të imtësishëm në makinën tip “Volkswagen” pranë të cilit ndodhej 32-vjeçari Likë Basha dhe zbuluan në bagazh 58 kg kanabis.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?