Lihet në fuqi dënimi me burg për presidentin, Federata e Futbollit të Kosovës në kaos

26 Shkurt 2020, 18:20| Përditesimi: 26 Shkurt 2020, 18:22

  • Share

Presidenti i Fedaratës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, nuk i ka aspak mirë punët me ligjin. Gjykata e Apelit të Prishtinës ditën e sotme ka lënë në fuqi dënimin me 9 muaj burg të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për akuzën e kërcënimit dhe përfitimit financiar në rrugë joligjore, raportojnë mediat kosovare.

Sipas mediave në Kosovë, në vitin 2014, ndaj Ademit u ngrit një aktakuzë pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër Muarrem Ramën kanë kërcënuar Dritan Kadollin për të ofruar 30 mijë € ose një automjet “BMË X5” si favor për kryetarin e Asamblesë Komunale të Prishtinës Sami Hamiti. Kjo vepër penale është kryer në periudhën 12 korrik-12 shtator 2012.

Kjo aktakuzë është ngritur në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të EULEX-it dhe atë të Prishtinës.

Në vijim priten të reja nga Federata e Futbollit të Kosovës që me shumë gjasa do të ketë një president të ri. Gjithsesi e madhe është edhe mundësia që presidenti i FFK-së të vazhdojë të përballet në të gjitha shkallët e drejtësisë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?