Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, 'arrest me burg' ish-kreut të Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona i afërm i Monika Kryemadhit

22 Nëntor, 11:35| Përditesimi: 22 Nëntor, 12:08

  • Share

Durrës-Gjykata e Durrësit ka dhënë masën 'arrest me burg' për ish-kreun e Kadastrës së Durrësit Ardian Kona ditën e sotme.

Ish-drejtori i Kadastrës së Durrësit, Ardian Kona, kushëriri i Monika Kryemadhit u arrestua më (20 nëntor) me vendim të gjykatës së Durrësit, pasi akuzohet për grabitjen e 13 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në Gjirin e Lalzit në Durrës, dhe kalimin e saj në pronësi të një personi tjetër.

Kona nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit ditën e sotme, pasi ka qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe po merr mjekim pranë Spitalit Rajonal Durrës. Të pranishëm në sallën e gjyqit kanë qenë dy avokatët përfaqësues.

Organi i akuzës, akuzon Adrian Konën për 'Shpërdorim detyre falsifikim dokumentash, i denoncuar nga Bilal Kertusha për një tokë në Ishëm, e cila i ka kaluar Kujtim Demiraj. Masa u mbajt nga gjyqtar Xhevdet Lika.

'Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e përbërë prej: gjyqtar Xhevdet Lika, vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal "Arrest në burg", të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, të caktuar ndaj personit nën hetim Adrian Kona me vendimin 448/1, datë 19.11.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi, njoftoi sot gjykata. 

Kushëriri i Kryemadhit

52-vjeçari Adrian Kona ish-kreu i Kadastrës së Durrësit, është djali i avokates Flutura Kona, vajza e tezës së Monika Kryemadhit. Nëna e tij avokate është njohur së fundi, si e afërmja që shoqëron Monika Kryemadhin në SPAK, ku pranë fundit të tetorit është paraqitur në emër të deputetes në hetim për korrupsion, pastrim parash e fshehje të pasurisë, për të tërhequr vendimin e plotë të gjyqtarit Erjon Çela që e la në detyrim paraqitje ish-bashkëshorten e kreut të LSI-së. 

E zbuluan përgjimet

Dosja është e vitit 2016. Shkak për zbulimin e saj janë bërë një sërë përgjimesh që janë kryer ndaj Zerbës, i cili ishte jurist në Kadastër si person i përfshirë në afera të ngjashme. Shtetasja Arta Demiraj sipas burimeve dyshohet të ketë qenë përfitues i pronës pas këtij procesi ilegal. Sipas burimeve janë një sërë falsifikimesh për të cilat shtetasit në fjalë po hetohen se i kanë kryer në bashkëpunim duke tjetërsuar pronën në Gjirin e Lalzit dhe jo vetëm, ndërkohë që kanë qenë pergjimet ato që kanë zbardhur emrat në fjalë dhe kanë çuar në një zinxhir emrash të përfshirë të cilët kanë bashkëpunuar në vitet 2016-2017 kohë në të cilën Kona ka qenë drejtues i Kadastrës.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?