Kronikë

Lihet në harresë kisha e Shën Kollit në Vanaj të Fierit, At Arqile Doko: Është ndërtuar në 1300, po shkon drejt degradimit! Janë vjedhur shumë ikona të vjetra

6 Korrik 2021, 16:54| Përditesimi: 6 Korrik 2021, 16:59

  • Share

Përveç afreskeve në mure, kishës së Shën Kollit në Vanaj të Fierit nuk i ka mbetur më asgjë. Ikona, dyer dhe kambana mbi 700 vjeçare janë vjedhur dhe shkatërruar nga njerëz të pa përgjegjshëm.

Mungesa e investimeve në këtë monument kulture të ndërtuar rreth viteve 1300, po e çon atë drejt degradimit total. Restaurimi më e fundi është bërë në 1775.

“Kjo kishë është një kishë antike e vjetër. Parashikohet të jetë që në 1300. Nga luftërat është shkatërruar dhe populli e ka ndërtuar prap. Restaurimi i kishës është bërë në 1775. Kjo kishë ka rënë pre e hajdutëve. Janë vjedhur shumë ikona të vjetra. Për shembull një ikonë me dru dhe të larë floriri. Një kambanë me 40% flori. Dy dyert kryesore të viteve 1775 janë vjedhur. Janë mbajtur procesverbale. Vjen policia dhe nuk janë kapur hajdutët. Kjo kishë ka pasur dhe një pasaportë të sajë me historik por nuk dihet se ku është”, u shpreh At Arqile Doko. 

Për At Arqile Doko kësaj kishe edhe pse mbart vlera të veçanta, nuk i është kushtuar aspak rëndësi nga shteti.

“Nga shteti nuk është vendosur asnjë lloje dore. Janë kontribute të kryepeshkopit Anastas. Afresket duhet të vendosë dorë shteti. Kanë ardhur e kanë verifikuar por asgjë nuk bëjnë. Këtu nuk kemi parë asnjë njëri. Nuk është gjetur asnjë ikonë. Asgjë nuk është bërë nga shteti. Afresket janë nga e kaluara. Thonë do vijmë, por asgjë nuk kanë bërë”, tha At Arqile Doko.

Libofsha e Fierit njihet si zona që ka një numër të lartë të kishave me rreth 15 të tilla, të cilat kanë një arkitekturë dhe afreske të veçanta.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?