Receta

Liker me luleshtrydhe nga zonja Albana

2 Qershor, 11:12| Përditesimi: 2 Qershor, 11:14

  • Share

Liker me luleshtrydhe

Përbërësit:

  • 500 gr luleshtrydhe
  • 250 gr sheqer
  • 300 ml raki rrushi ose vodka
  • 1 shkop kanelle (opsionale)
  • Lëkura e 1 limoni

Përgatitja:

Lajmë mirë luleshtrydhet, heqim bishtat dhe i presim në copa. I vendosim në një kavanoz qelqi me kapak hermetik. Shtojmë sheqerin, lëkurën e limonit dhe shkopin e kanellës në kavanoz. Hedhim sipër rakinë ose vodkën, derisa të mbulojë luleshtrydhet. E mbyllim mirë dhe e tundim pak që të tretet sheqeri. E lëmë kavanozin në një vend të freskët e të errët për 2 javë (e tundim çdo 2-3 ditë). Pas 14 ditësh, kullojmë likerin nëpërmjet një garze ose filtër kafeje dhe e hedhim në shishe të pastër qelqi. E lëmë edhe 1 javë në frigorifer para se të konsumohet dhe më pas e ruajmë në një vend të freskët.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?