Ish- futbollisti i Skënderbeut Sabien Lilaj

Sport

Lilaj e nis me një ''predhë'' aventurën në Izrael, por ekipi i tij humb

28 Korrik 2019, 22:28| Përditesimi: 28 Korrik 2019, 22:41

  • Share

Ish- futbollisti i Skënderbeut, Sabien Lilaj e ka filluar me këmbën e mbarë aventurën e tij tek ekipi i ri izraelit, Sektzia Nes Tziona. Korçari ka arritur të barazojë përkohësisht rezultatin në ndeshjen mes ekipit të tij Beitar Jerusalem në mintuën e 75' pasi me një goditje nga jashtë zone çoi topin në trekëndësh. Rezultati ishte 1-1 deri në minutën e 95' kur vendasit me Ëarren rrëmbyen fitoren.

Ndeshja ishte e vlefshme për Toto Cup Ligat Al, por ekipi i ri i Lilajt Sektzia Nes Tziona vin nga Kategoria e Dytë izraelite. Vitin e kaluar ata siguruan kualifikimin për në elitën e futbollit të Izraelit pasi siguruan vendin e 3-të. Pjesë e projektit të ri të ekipit është edhe mesfushori korçar Sabien Lilaj i cili pas një sezoni në Azerbajxhan me Gabalan vendosi të zhvendoset në Izrael.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?