Periferi

Liliana vdiq vetëm 66 vjeç! Në Fier! E ngrirë

28 Janar 2022, 12:34| Përditesimi: 28 Janar 2022, 12:55

  • Share

Ndërsa Fieri mburret përditë me ndërtesat, rrugët, urat, shkollat (dhe mirë bën), Liliana Sema, 66 vjeç luftonte përditë për të mbijetuar derisa vdiq. E ngrirë, në shtëpinë-barrakë, ku në një kënd mbante librezën e energjisë elektrike me pagesat e pamundura për shkak të varfërisë. Të afërmit e gjetën ashtu, pa zjarr, me furnelën e vogël elektrike që nuk mund ta ndizte dot.

Nuk ka asgjë të keqe të mburremi për arritjet, gjërat e bukura që bëjmë në një qytet, por asgjë nuk ka vlerë nëse humbim humanizmin dhe ndjeshmërinë. Ndjeshmëria nuk është ajo që trumbetohet si lëmoshë: më jep a të jap lekë, lekë,lekë, apo qeset me ushqime të fotografuara bukur e të shpërndara në social media, as shoqatat fetare që bëjnë garë se kush duket më mirë në ngjyrat e qeseve që shpërndajnë, veprime që mbushin stomakun e të varfërve vetëm për pak ditë, ndërsa pasurojnë me fonde milionash organizata e OJF. Ndjeshmëria është logjika, arsyetimi dhe puna e palodhur dhe sistematike e një shteti përballë njerëzve të brishtë dhe në nevojë, humbja e kohës dhe durimi nga djemtë dhe vajzat tona më të mirë për t’i dëgjuar dhe evidentuar për t’i ndihmuar sistematikisht.

Një i moshuar, një pensionist, pas një jete të kaluar në një sistem diktatorial e të padrejtë, me pensionet që nuk mjaftojnë as për të paguar ilaçet e sëmundjeve të pleqërisë, nuk duhet të lihet sot vetëm nga shteti. Shumë të moshuar shqiptarë kanë fatin të kenë si mbështetje familjet, por eksperiencat e vendeve më të civilizuara tregojnë se edhe familjet shpesh rrënohen për arsye nga më të ndryshmet ekonomike dhe sociale. Për këtë arsye një i moshuar nuk mund të “braktiset” dhe të lihet në mëshirënas të familjarëve. Krahas godinave, rrugëve, dritave që shkëlqejnë qytetet tona, duhet të ngrohet zemra e punonjësve socialë që të punojnë me pasion dhe durim me njerëzit e brishtë. Eshtë një detyrim i të gjithëve që gjërat të na shkojnë nëse duam, mbarë.

a.m.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • alba: 31/01/2022 06:56

    Ne kete rast ka faj kryeplaku i fshatit i cili duhej te sigurohej se pleqte e te pamundurit ne keto kushte te veshtira natyrore kane ngrohje,ushqim e ilace dhe nese nuk i kane duhej te kontaktonte organet kompetente , organizatat humanitare apo te mobilizonte komunitetin .te mos flasim per femijet , fqinjet e te afermit te cilet duhej te kishin ndihmuar.Eshte absurd te pritet qe edi rama te dije se ne c'gjendje eshte nje e vobekte ne nje fshat te cilit nuk ia di asnjeri emrin kur vete komuniteti i fshatit nuk interesohet .shqiptari e ka patur tradite te kujdesej fshatce per te vetmuarit .

    Përgjigju
  • Mario: 28/01/2022 15:00

    Znj. Malltezi, shpesh futesh ne ate analizen emocionale duke ia drejtuar cdo faj qeverise, por problemi ketu eshte edhe familjar. Ku ishte familja e afert qe nga vellezerit e motrat qe i kishte afer dhe e dinin situaten e ti afronin te pakten nje strehe te ngrohte per disa dite sa te binte i ftohti, por edhe femijet te cilet duket i ka te rritur? Shteti ka pjesen e vete, por duhet te kuptojme se me ato kushte ku jetonte ajo e kishin braktisur edhe familjaret te cilet nuk e ndihmuan kur duhej, por tani dalin e ankohen per qeverine apo per kompanine elektrike.

    Përgjigju
  • Berti: 28/01/2022 13:25

    Edhe Migjeni do ishte tromaksur. Thua ndaj kujt do ta drejtonte gishtin e kritikes? Qeverisjes se keqe dhe papergjegjshme apo do ta linte jetim sa kohe qe kritika censurohet kur eshte ndaj "Atij"?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?