Fatmir Limaj dhe Albin Kurti

Kosova & Rajoni

Limaj drejt bashkimit me Kurtin/ Kreu i 'Nismës': Shumë shpejt pjesët që kanë mbetur pa përfunduar do përfundojnë

19 Prill, 17:04| Përditesimi: 19 Prill, 17:10

  • Share

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj ka shprehur besimin e tij se institucionet e dala nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit do të konstituohen shumë shpejt.

Ai pas dështimit të zgjedhjes së Albulena Haxhiut për kryetare të re të Kuvendit, pas dy tentimeve të LVV-së, ka thënë se “shumë shpejt pjesët që kanë mbetur pa përfunduar, do të përfundojnë” dhe se deputetët do të gjejnë rrugë për hapa të tjerë.

“Kemi hyrë në fazën e konstituimit të Kuvendit, kështu që shumë shpejt edhe këto pjesë tjera që kanë mbetur pa përfunduar, do të përfundojnë ”, tha Limaj.

Në seancën e sotme, e treta me radhë, ka dështuar zgjedhja e kryeparlamentarit, pasi Albulena Haxhiu e propozuar nga LVV-ja si parti fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk mori votat e mjaftueshme në dy tentime. Seanca e re do të mbahet ditën e hënë, nga ora 15:00./Kosovopress

 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?