Limonadë me limon ( Për 2 litra limonadë)
Përbërësit:
1 kg limon
200 gr sheqer ose 150 gr mjalt
6 gota ujë
Përgatitja:
Lajmë mirë lemonadë dhe I thajmë ato, Grijmë në një rende të imët lëkurën e limonit. Nëse do të përdorim sheqerin vendosim në një tenxhere 1 1/2 gotë ujë, lëkurën e limonit dhe shqerin. Vendosim tenxhere në zjarr dhe e lëmë të ziejë për 10 minuta.Nëse do të përdorim mjalt, ziejmë vec lëkurën e limonit me ujë. Ndërkohë shtrydhim limonat dhe lëngun e tyre e kullojmë mirë me një sitë.
Pasi lëkurat e limonit të kenë zjerë dhe të jenë ftohur. I kullojmë dhe në rastin kur do të përdorim mjaltin e shtojmë në këtë moment ku lëngu të jetë në temperaturë ambienti.
Në ujin që kemi vendsour në një kanë shtojmë lëngun e lëkurës së limonit të ëmbëlsuar e përziejmë mirë më pas shtojmë lëngune limonit vazhdojmë përzierjen. Nëse keni mundësi të shtoni dhe gjethe mente të freskët.
Vendosni kubikë akulli në gotë dhe e shërbejmë.