TIRANË- Bebja e parë për 2023 është vajzë! Ajo quhet Promisa dhe është shëndosh e mirë. Ajo lindi në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00.
Një minutë pas ndërrimit të viteve erdhi në jetë edhe një djalë i shëndetshëm, bebi i parë që lindi në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Doktori Fatjon Balla është shprehur se gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe foshnjet janë shumë mirë.
“Të dy lindjet ishin cezariane, e parë e seksit femër dhe i dyti djalë. Të dy janë shëndosh e mirë. Operacioni shkoi me sukses”, ka treguar doktori në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Ai ka treguar edhe emocionet e ditës së punës në maternitet në maternitet.
“Dita e fundit ishte një ditë e zakonshme, një ecuri normale, kanë qenë 8 lindje, 5 lindje normale, dhe 3 çezariane”, përfundoi ai.
Një urim pati nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë”, ka shkruar ndër të tjera ministra.
E rëndësishme eshte te mos ken emër shqiptare
PërgjigjuJete e shendet te ket ky engjell i vogel.E past jeten te bukur e plot diell!
PërgjigjuJete. te. gjate. Te. rritet. me. nene. e. baba. engjellushka. e. vogel.
PërgjigjuCa jane kto emra qe po vendosin or teeeejjjjj
Përgjigju