LEZHË- Mirënjohja është ndjenja më e bukur dhe kur e gjen këtë te njerëzit në ditët e sotme, sigurisht është për t’u vlerësuar. Në spitalin e Lezhës ka ardhur në jetë një djalë që prindërit ia kanë vënë emrin Albi. Ai është sjellë në jetë nga një nënë 27-vjeçare, e cila e kishte lindjen e gjashtë, ndërkohë që gjendja e të dyve është e mirë.
Për këdo ky emër mund të jetë i zakonshëm, por historia që ajo mbart e bën të veçantë. Këtë emër do e mbajë një fëmijë afgan, që së bashkë me prindërit e tij erdhën nga Afganistani, pasi jeta e tyre rrezikohej nga regjimi i talebanëve. E në shenjë falënderimi e mirënjohjeje për vendin që i hapi dyert, atëherë kur më së shumti kishin nevojë, prindërit e pagëzuan me këtë emër kuptimplotë.
Kur Albi të rritet dhe ta pyesin shokët mbi kuptimin e emrit të tij, pa dyshim do ketë një histori për të treguar.
Për ardhjen në jetë të fëmijës afganë në Lezhë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Në një postim në Facebook kreu i qeverisë shkruan se ardhja e tij është një mesazh domethënës i vazhdimësisë së jetës në kohë të vështira.
"Fëmija i parë afgan, i lindur në Shqipëri quhet Albi. Ardhja e tij në jetë pasi prindërit ndoqën lirinë nga toka e tyre drejt Shqipërisë, është një mesazh domethënës i vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira", shkruan Rama.
Po perse ne koh te veshtira nuk lindin Njerezit ! . Sa e fyen Inteligjencen e ktij Populli megalomania jote Edo . Po ti e ke pas Gruan ne shpi,dhe e ke pa se procesi i lindjes zgjat nent muaj,dhe kjo Afganezja ka ardh ne Shqiperi me barkun te goja ! Pyete Spiropalin Edo,a lindin Grat ne koh te veshtira ? a esht lindja nje proces natyror qe spyet per kohen? Tani qe te jan shtu Grat ne Qeveri ke me shum Alternativa per te mesu "enigmen"
PërgjigjuQe kur kane filluar te pagezojne femije myslimanet?
PërgjigjuEvlad erdhum në shkalltë e Sojit te orezi,për me pasunu MENYN na duhet me shku hala ma fellë,kta që e kan Sojin e ultë smujn asë me ngran,të kujdesum për fëmij dhe penxionera
PërgjigjuIk mor plehre se je bere i neveritshem. Nuk mendoja se do urreja njeri me shume se Berisha, por ja qe paskem qene gabim. Ti qenke antishqiptari me i madh.
Përgjigju