Linda Rama

Politikë

Linda Rama: Makinës i jap vetë, s’kam dado për fëmijën dhe gatuaj vetë! E vështirë të tejkaloja skepticizmin e njerëzve

17 Maj, 18:00| Përditesimi: 17 Maj, 18:03

  • Share

1747497819_037.webp

Thjeshtësia, thotë Linda Rama, mbeti stili i jetesës, edhe pasi bashkëshorti Edi Rama u zgjodh në krye te qeverisë shqiptare. Në intervistën e dhënë gjatë Forumit Ndërkombëtar Future Investment Initiative, ajo është shprehur se është kujdesur gjithnjë vetë për fëmijët dhe nuk ka punuar dado.

Po ashtu, sikurse tregon, makinën e ka drejtuar vetë, duke mos pranuar shofer personal.

“Por, njerëzit ishin skeptikë dhe nuk e besonin”, vijon ajo.Të jesh pranë Edit këto 12 vjet, ka qenë një mundësi e shkëlqyer për të kontribuar nga ana ime, në një moment historik dhe mjaft të rëndësishëm për vendin tim, Shqipërinë. Në fakt, sa i takon profilit e gjithë jeta ime është shpenzuar në politikat publike dhe çështjet e zhvillimit dhe kam qenë si rrjedhojë shumë e ndjeshme ndaj grupeve vulnerabël dhe kam qenë një avokate e të drejtave të grave dhe të drejtave të njeriut.  Në një moment të caktuar në kohë përfundova të isha dikush që ishte aktiviste për të drejtat e njeriut dhe politikat publike në të njëjtën çati me personin, të cilit i ishte besuar drejtimi i politikave publike dhe ndryshimit të jetës së njerëzve dhe ishte sfidë për të dy ne. Kuptova pastaj qysh në fillim që sapo bëhesh bashkëshortja e dikujt që zgjidhet, rreziku është që menjëherë pas kësaj njerëzit të shohin vetëm si bashkëshorten e kryeministrit. Në fillim mendova që thjeshtë do t’i shtoja një dimension tjetër profilit tim profesional, por e kuptova më pas që më duhej të ruaja identitetin tim profesional dhe personal. Ishte shumë sfiduese. Së pari, ishte shumë e vështirë të tejkaloje skepticizmin e njerëzve. I thosha gjithkujt që unë do vazhdoj të jem i njëjti person si më parë dhe do të punoj në të njëjtën fushë si më parë, por ishte shumë e vështirë për ta, që ta besonin. Në fakt, unë i jepja vetë makinës, nuk kam një dado për fëmijën tim, unë gatuaj vetë dhe në fakt për njerëzit ishte shumë e vështirë, nuk e lidhnin dot këtë lloj narrative me bashkëshortin e dikujt kaq të rëndësishëm”.-tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat të fortë! Si gruaja e kryeministrit, sfiduese të ruaja identitetin! Momenti që jam ndjerë më e ‘fuqishme’ se ai


H.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?