Lindën prematurë, binjakët lënë repartin e terapisë intensive! Manastirliu: Na gëzuan zemrat, gati të kthehen në shtëpi

19 Dhjetor 2020, 10:31| Përditesimi: 19 Dhjetor 2020, 10:33

  • Share

Dy binjakët të cilët lindën prematurë ia kanë dalë të lënë terapinë intensive dhe të kthehen shëndoshë e mirë në shtëpinë e tyre pranë prindërve. Ishte ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që ndau lajmin e mirë se binjakët Gerard dhe Liam po kthehen në shtëpinë e tyre, ndërsa kanë qenë gëzimi i mjekëve dhe stafit të Neonatologjisë në maternitetin "Koço Gliozheni" gjatë kohës që kanë qëndruar duke treguar se ishin luftëtar të vërtetë të jetës.

Binjakët kanë lënë repartin e terapisë intensive të maternitetit “Koço Gliozheni" dhe pas kujdesjes së mjekëve dhe infermierëve, ato kthehen shëndoshë e mirë në familje.

“Kanë gëzuar zemrën e prindërve por edhe të mjekëve e infermierëve që janë kujdesur në terapinë intensive për binjakët Gerard dhe Liam, që tashmë janë gati të kthehen në shtëpi. Punë e palodhur me të porsalindurit prematurë e prof. Alketa Hoxhës dhe stafit të neonatologjisë në maternitetin “Koço Gliozheni”, shkruan Manastirliu.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?