Një nënë ka sjellur në jetë foshnjen e saj vetëm pak minuta para se tërmeti i fuqishëm të trondiste Marokun.
Pas lindjes Hatixhes i’u kërkua të largohej nga materniteti vetëm 3 orë pas lindjes për shkak se ndërtesa u evakua, raporton BBC.
“Ata na thanë se duhej të shkonim për shkak të frikës nga pasgoditjet”, tha ajo.
Foshnja e Hatixhes nuk ka ende një emër, por shtëpia e saj e parë është një tendë buzë rrugës.
Me të porsalindurin e tyre, Khadija dhe burri i saj morën një taksi për të shkuar në shtëpinë e tyre në Taddart në malet e Atlasit.
Por gjatë rrugës ata shikuan se rrugët ishin të bllokuara nga rrëshqitjet e dheut dhe arritën vetëm deri në fshatin Asni.
Që prej asaj kohe familja jeton në një tendë buzë rrugës kryesore.
“Nuk kam marrë asnjë ndihmë nga autoritetet. Ne i kemi kërkuar disa njerëzve në këtë fshat batanije që të kemi diçka për të na mbuluar. Ne kemi vetëm Zotin”, tha Hatixhe.
Lajmi kryesor:
Tërmeti në Marok, rreth 2700 të vdekur! Rabati 'shuplakë' Parisit, nuk pranon ndihmën franceze, banorët gërmojnë me duar nën rrënoja
S.S/ReportTv.al