Shëndeti

Lindi me membranë në zemër shërohet bebja 2 muaj e gjysmë! Kardiologu: Rast unik, vogëlushi i mbijetoi 10 arresteve kardiake

5 Mars, 14:03| Përditesimi: 5 Mars, 14:13

  • Share

I lindur me membranë në zemër që pengonte qarkullimin e gjakut një bebe 2 muaj e gjysmë kthehet plotësisht i shëruar në shtëpi pas ndërhyrjes kardiokirurgjikale në QSUT ku i mbijetoi 10 arresteve kardiake.

Rast unik dhe një mrekulli thonë mjekët që i qëndruan 24 orë mbi kokën e vogëlushit për 3 javë.

“Fëmija ishte në gjendje shumë të rëndë, ishte i nxirë, rënkonte, mezi dëgjohej pulsi, mezi reagonte. Pas analizave u zbulua se kishte një defekt të lindur të zemrës. Iu nënshtrua menjëherë ndërhyhrjes kirugjikale të membranës. Nga ana kardiake dhe neurologjike fëmija konsiderohet i shëndetshëm”, tha dr. Numila Kuneshka.

Ndërkohë kardiokirurgu Altin Veshti tha se ishte një rast unik, sepse fëmija erdhi në gjendje të rënduar.

“Është futur në sallën e operacionit nga mua bashkë me asistenten time dr. Fiorba Mana. Operacioni nuk zgjati shumë, por dëmet e shkaktuara ishin të mëdha. Mbi 10 herë zemra e tij ka pësuar arrest kardiak dhe ne mbi 10 herë me anë të masazheve e kemi risjellë në jetë. Sot ky fëmijë pas tre javësh bëhet gati për të shkuar në shtëpi. Është një patologji shumë e rrallë. Gjatë gjithë jetës jam ndeshur me dy raste të tilla, që kanë rezultuar dy ndërhyrje të suksesshme”, u shpreh kardiokirurgu Altin Veshti.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lea: 05/03/2025 15:30

    Bravo super mjekeve Prof. Altini, prof. Mira, prof Numila, qe me ka lidhur halli vete per femijen. Jane mjeke te zote, humane, te afte, nuk te shikojne xhepin, nuk te sygjerojne privatin. Aset te mjeksise shqiptare. Njerez te mrekullueshem me cilesira qe rralle i gjen sot. Lum familjet qe i kane ( qe i bejne krenare) por dhe pak te lene pas dore se ne shume jetojne ne spital se ne shtepi.

    Përgjigju
    • O.D.: 05/03/2025 16:38

      Ndersa une nuk e kam patur kete eksperience njerezore sidomos nga doktor Altini. Eshte specialist super duart arte por eshte jo-human dhe arrogant ne komunikim e ne trajtimet ne vazhdim. Eksperienca ime daton para se te behej shefmadje shume perpara....

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?