Abu Mohammed al-Jolani, kreu i HTS në Siri, gjatë takimeve me ndërkombëtarët

Bota

Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut

18 Dhjetor, 09:34| Përditesimi: 18 Dhjetor, 09:37

  • Share

DAMASK- Siria po përpiqet që të uli tensionet dhe të gjejë paqen pas largimit të ish-presidentit Bashar al Assad nga vendi dhe marrjes së kontrollit nga grupimet e Hayat Tahriri al Sham HTS.

Janë dy fytyrat e “qeverisë së Shpëtimit”. Ndërsa lideri i Sirisë së re Ahmed Sharaa, ish-kaedisti më i njohur me emrin e tij Abu Mohammed al Jolani, i dërgoi mesazhe qetësuese komunitetit ndërkombëtar dhe gjithashtu Izraelit, pavarësisht se IDF bombardon çdo ditë atë që mbetet nga arsenali i Asadit, zëdhënësi i Hayat jep një tjetër qëndrim.

“Ne nuk duam konflikte, por ka një goditje ndaj grave në qeveri”, tha Al Jolani.

Qëllim është gjetja e marrëveshjes fillimisht mes grupeve vendase të ndarë gjithashtu edhe në grupime fetare apo ushtarake. Al Jolani është shprehur i gatshëm edhe për përfshirjen e grave në struktura drejtuese, por me hapa të kontrolluar.

Kurse OKB apeloi për gjetjen e paqes në vend dhe vendosjen e rregullit.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së bën thirrje për një proces politik "gjithpërfshirës dhe të udhëhequr nga Siria" pas rënies së Bashar al-Asad. Kjo është ajo që lexojmë në një shënim, ku nënvizohet se është e nevojshme të lejohen sirianët të përcaktojnë "të ardhmen e tyre".

Këshilli i Sigurimit i OKB-së i kërkon gjithashtu Sirisë dhe vendeve fqinje që të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë stabilitetin rajonal, raporton “La Repubblica”.

Avioni i parë që nga rënia e Bashar al-Asad më 8 dhjetor u ngrit sot (18 Dhjetor) nga aeroporti i sapohapur i Damaskut. Avioni është nisur për në Aleppo, në veri të Sirisë.

Në bord ndodhen 32 persona, përfshirë gazetarë dhe staf administrativ. Ish-ushtria siriane dhe forcat e sigurisë kishin mbyllur aeroportin e Damaskut kur forcat anti-qeveritare pushtuan qytetin më 8 dhjetor.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?