Foto nga sheshi i Tel Aviv

Bota

Lindja e Mesme/ Izraelitët tubim masiv në Tel Aviv, pengjet po rikthehen në shtëpi! Falenderime për Trump dhe fërshëllima për Netanyahun

12 Tetor, 07:32| Përditesimi: 12 Tetor, 09:43

  • Share

Qindra mijëra njerëz kanë mbajtur një tubim në Tel Aviv, përpara lirimit të pritur të pengjeve izraelite nga Hamasi. Duke iu drejtuar turmave, i dërguari special i SHBA-së, Steve Ëitkoff, tha se pengjet “po kthehen në shtëpi” dhe vlerësoi Donald Trump për bërjen e mundur të një armëpushimi në Gaza dhe një marrëveshjeje për kthimin e pengjeve.

Shumë në turmë bërtitën "Faleminderit, Trump!", por edhe fishkëllyen kur Ëitkoff përmendi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Në Gaza, zyrtarët palestinezë thanë se rreth 500,000 njerëz ishin kthyer në Gazën veriore, e cila shtrihet në rrënoja në dy ditët e fundit, pas tërheqjes së trupave izraelite.

Ndërkohë, Egjipti konfirmoi se do të organizojë një samit ditën e hënë për të finalizuar një marrëveshje që synon t'i japë fund luftës. Më shumë se 20 udhëheqës, përfshirë Trump, do të marrin pjesë në samitin në Sharm El-Sheikh, tha një zëdhënës i presidencës egjiptiane. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer konfirmohen se do të udhëtojnë për në Egjipt sot.

Trump pritet të vizitojë Izraelin ditën e sotme përpara se të shkojë në Egjipt. Vajza e tij Ivanka dhe dhëndri Jared Kushner mbajtën gjithashtu një fjalim në tubimin në Tel Aviv ditën e djeshme.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit dhe lirimit të pengjeve të njoftuar të enjten, Hamasit iu dhanë 72 orë - deri në orën 12:00 sipas orës lokale të ditës së hënë, për të liruar të 48 pengjet që mban ende pas dy vitesh lufte, 20 prej të cilëve supozohet se janë gjallë.

Në Gaza, Hamasi ka vendosur mijëra luftëtarë për të rivendosur kontrollin mbi zonat e Gazës të liruara së fundmi nga trupat izraelite, sipas burimeve lokale.

Mobilizimi i Hamasit ishte pritur gjerësisht për shkak të pasigurisë në rritje se kush do ta qeverisë Gazën pasi të përfundojë lufta dhe frikës nga dhuna e brendshme. Ka pasur gjithashtu raportime për përleshje të armatosura midis Hamasit dhe klaneve të Gazës.

Palestinezët e zhvendosur kanë vazhduar të lëvizin në veri të Gazës në numër të madh, në shumë raste duke mbërritur për të gjetur shtëpitë e tyre të shkatërruara.

Ora 09:25
Kamionët me ndihma hyjnë në Gaza, lirimi i pengjeve pritet të ndodhë të hënën. SHBA fton edhe Iranin në tryezën e negociatave

1760254091_kamiontmendihmangaza.png

Pas 737 ditë luftime të ashpra që përfshinë rajonin e Lindjes së Mesme, armëpushimi në Gaza është efektiv. Kamionit me ndihma ushqimore kanë hyrë në Gaza për t’ju shpërndarë më pas banorëve.

Ndërkohë, Hamasi ka konfirmuar se lirimi i 48 pengjeve izraelite do të nisë ditën e hënë.

Në Izrael pritet të shkojë edhe Presidenti amerikan Donald Trump, ndërsa të martën ai do të jetë në Egjipt për të marrë pjesë në bisedimet e paqes.

SHBA ka ftuar edhe Iranin, përpos disa shteteve të tjera, të marrë pjesë në bisedimet për paqen që do të zhvillohen në Sharm El-Sheikh.

Por nga ana tjetër, Hamas refuzon idenë e një çarmatimi të plotë siç parashikohet në planin e paqes së Trump, dhe synon të inkorporojë luftëtarët e saj në një forcë të përbashkët ushtarake palestineze. Pavarësisht bisedimeve ndërkombëtare, organizatat terroriste, përfshirë Hamas, refuzojnë çdo formë "tutelle të huaj" mbi Gazën pas luftës.

Pas fillimit të armëpushimit, rreth 500,000 persona të shpërngulur janë kthyer në qytetin e Gaza.

K.B/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mundi Serbinë e 'blindoi' vendin e dytë në grup, besoni se shkojmë në Botëror?