Lindon Selahi

Sport

Lindon Selahi drejt Polonisë, ofrohen 500 mijë euro në vit për mesfushorin e Kombëtares

28 Qershor, 12:45| Përditesimi: 28 Qershor, 12:48

  • Share

Mesfushori shqiptar Lindon Selahi është shumë pranë një transferimi të ri në karrierën e tij, me Poloninë që duket destinacioni më i mundshëm. Edhe pse përflitej për një rikthim të mundshëm në Belgjikë, oferta më e volitshme financiarisht ka ardhur nga Widzew Łódź, skuadër e njohur e kampionatit polak.

26-vjeçari është kontaktuar së fundmi nga Hajduk Split dhe Widzew Łódź, por burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se ai pritet të zgjedhë ekipin polak, ku do të ribashkohet me ish-trajnerin Zeljko Sopić, me të cilin ka punuar më parë gjatë kohës te HNK Rijeka.

Oferta nga Polonia është bindëse, një kontratë 3-vjeçare me një pagë prej 500 mijë eurosh në vit, ndërsa Hajduk Split ka ofruar një marrëveshje me të njëjtën kohëzgjatje, por me një pagesë më të ulët, rreth 400 mijë euro në sezon.

Selahi pritet të udhëtojë drejt Łódź në fillim të javës së ardhshme për të vizituar ambientet e klubit dhe për të zhvilluar bisedimet përfundimtare. Deri më tani, nuk ka ende një vendim zyrtar, pasi mesfushori po shqyrton të gjitha opsionet që ka në tavolinë. Nëse kalon në Poloni ai do gjente mesfushorin tjetër të Kombëtares, Juljan Shehu, me të cilin do ndante repartin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet siç duhet rregullorja e re për plazhet publike në Shqipëri?