Lindon Selahi feston me 'shqiponjë'

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

28 Mars, 12:40| Përditesimi: 28 Mars, 12:41

  • Share

Lindon Selahi po kalon një sezon të shkëlqyer me Rijekan në Kroaci dhe klubi i tij është në vendin e parë të elitës së këtij vendi, duke qenë pranë titullit kampion. Paçka lojës së mirë dhe arritjeve me klubin, Selahi e ka peng që Sylvinho nuk e ka ftuar në Kombëtare. 25-vjeçari për "Nacional.hr" tregon se pret një telefonatë dhe një ftesë nga kuqezinjtë për në Euro 2024.

"Braziliani Sylvinho , i cili është trajneri i Shqipërisë nuk më ka telefonuar herët e fundit. Por unë shpresoj për për Europianin, normalisht. Unë tashmë po flas për këtë në dhomën e zhveshjes. Sepse unë jam lojtar i Rijekës dhe Rijeka ka lojtarë të kombëtares kroate”, tha Selahi.

Ish-lojtari i Uilliem 2, Tuente apo edhe Standard Liege nuk është një emër i panjohur në Shqipëri, pasi më herët ka luajtur katër ndeshje me Kombëtaren, kundër Bjellorusisë në 18/11/2020 (debutimi) dhe ndaj Kazakistanit, Kosovës dhe Moldavisë në kualifikueset e Botërorit 2020.

Kombëtarja është pjesë e grupit B të "Gjermani 2024" dhe ka kundërshtarë emra si Spanja, Italia dhe Kroacia.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?