Lindshmëria në vend në nivelin më të ulët historik! 17% më pak lindje në tremujorin e parë, Rama: Do sjellë mungesë të krahut të punës

25 Maj 2023, 17:44| Përditesimi: 25 Maj 2023, 17:50

  • Share

Numri i lindjeve në vendin tonë, për tremujorin e parë të vitit 2023, ka rënë në nivelin më të ulëta historike të regjistruara ndonjëherë më parë.

Raporti më i fundit i INSTAT, për treguesit demografikë ka nxjerrë në pah se lindshmëria për muajt janar, shkurt dhe mars ka rënë me 16.9%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë kësaj kohe kanë ardhur në jetë 5.164 foshnjë, rreth 1 mijë më pak se një vit më parë.

Vetëm katër prej 12 qarqeve, raportojnë shtesë pozitive natyrore.  Tirana kryeson në gjithë vendin me 1.939 lindje, pasuar nga Durrës, Elbasani dhe Fieri.

Në 8 qarqet e tjera, shtesa natyrore është negative që do të thotë se ka pasur më shumë vdekje se sa lindje. Më pak lindje  në të gjithë vendin gjatë periudhës Janar-mars 2023, ka pasur në Gjirokastër, pasuar nga Kukësi e Lezha.

Probblematikën e uljes së lindshërisë, e preku në kuvend edhe Kryeministri Edi Rama, që foli edhe për pasojat që do të ketë ky fenomen.

Tendenca e uljes së ndjeshme së lindshmërisë, u vu re edhe vitin e kaluar, ku në krahasim me vitin paraardhës 2021, numri i lindjeve në vendin tonë ra në gjithë vendin me 9.3%.

 

Por në këtë publikim, lajmi i mirë është se vdekshmëria është ulur, duke u kthyer në nivelet e para pandemisë. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2023, sipas INSTAT, numri i vdekjeve ka rënë me 31,6 %, krahasuar me tremujorin e parë 2022.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?