Zbulimi se në Lin mund të jetë vendbanimi më i vjetër në Europë, ka tërhequr vëmendjen edhe të medias zvicerane.
‘Schweizer Radio und Fernsehen’ (SRF) (Radio Televizioni Zviceran) ka publikuar pamjet gjatë gërmimeve në Lin
"Vendbanimi më i vjetër buzë liqenit u gjet gjatë gërmimeve në liqenin e Ohrit në Shqipëri. Provat e para shkencore janë tashmë të disponueshme se “Lin” është ndërtuar midis 5800 dhe 5900 para Krishtit. Kjo e bën atë rreth 2000 vjet më të vjetër se vendbanimet më të vjetra të njohura në Zvicër. Sipas studiuesve të përfshirë, ky është projekti më i madh arkeologjik në Evropë shkruhet në përshkrimin që shoqëron videon në faqen zyrtare të facebook të këtij televizioni.
Në krye të këtyre kërkimeve arkeologjike janë arkeologu i njohur Ardian Anastasi dhe zvicerani Albert Hafner, Drejtor i Institutit të Arkeologjisë në Universitetin e Bernës.
12 zhytës profesionistë arkeologë dhe studiues kanë intensifikuar kërkimet brenda në liqenin e Ohrit që prej muajit qershor 2023 ndryshe nga një vit më parë kur kërkimet arkeologjike po zhvilloheshin në tokë këtë herë arkeologët janë përqendruar vetëm nën ujë. Ndërsa kërkimet arkeologjike për sitet LIN 1, LIN 2 dhe LIN 3 pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm.
Kush ishin banoret e Linit, ne vitet 5800 dhe 5900 para Krishtit. kur akoma nuk kishin ardhur indo-europianet?
Përgjigju