Kronikë

'Linja'/ Transportonin pjesë automjetesh nga Kosova në Shqipëri, mes 4 të arrestuarve doganieri i Morinit! Në hetim dhe 3 policë

24 Qershor 2024, 11:58| Përditesimi: 24 Qershor 2024, 12:09

  • Share

KUKËS – Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga policia teksa transportonin me autobus, pjesë automjetesh (disqe), me vlerë rreth 8000 euro, të kontrabanduara nga Kosova.

Në lidhje me rastin është arrestuar gjithashtu 1 doganier i Degës Doganore Morinë dhe janë vënë nën hetim 3 punonjës policie të PKK Morinë, të dyshuar të implikuar.

Të arrestuarit me inicialet Sh. H., 53 vjeç, G. B., 37 vjeç dhe I. H., 35 vjeç, akuzohen për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim, ndërsa doganieri i identifikuar me inicalet Xh. Sh., 46 vjeç. akuzohet për veprën penale "Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore".

"Si rezultat i një hetimi të ndjekur proaktivisht, për goditjen e rasteve të transportimit të mallrave të ndryshme, nga Kosova, me qëllim shitjen në Shqipëri, u finalizua operacioni policor i koduar “Linja”, në kuadër të të cilit:

-u vunë në pranga shtetasit:

Sh. H., 53 vjeç, G. B., 37 vjeç dhe I. H., 35 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim;

Xh. Sh., 46 vjeç, me detyrë doganier në Degën Doganore Morinë, për veprën penale "Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore",-njofton policia. 

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?