Sociale

Linjat urbane përgjysmojnë autobusët në Tiranë! Vëzhgimi i Report Tv, qytetarët 'të patrembur' përballë COVID, grumbull dhe pa maska! I moshuari: Këta marrin vesh veç me kërbaç

9 Shtator 2021, 13:28| Përditesimi: 9 Shtator 2021, 13:53

  • Share

TIRANË-Më 30 gusht, komiteti teknik i ekspertëve u detyrua të përsërisë dhe të ashpërsojë tonet për mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura. Me gjithë frikën nga rritja e infekimeve, kur në Shqipëri qarkullon edhe varianti Delta, autobusët urbanë në Tiranë duket të jenë në një realitet krejt tjetër.

Report Tv bëri një vëzhgim në disa linja urbane në kryeqytet, ku shumica e udhëtarëve janë pa maska. Dhe nuk është aspak rastësi!

“Maska është një hipokrizi”, thotë një qytetar, ndërsa një i moshuar shprehet se “Maska është kot fare”

"Shqiptari bindet vetëm me polic", të këtij mendimi janë të tjetër qytetarë.

“Këtu duan vetëm me urdhër vëlla, me polic.  Kush ti respektojë? Shqiptarët njohin vetëm hurin dhe kërbaçin”, thonë qytetarët, të irrituar nga mosmbajtja e maskave.

Veç detyrimit ligjor që ndëshkohet me gjobë 3-5 mijë lekë, këshilltarët e parë të udhëtarëve në autobusë, janë faturinot, që shpesh hasen me karaktere kundërshtues.

“Ne jemi munduar që të këshillojmë qytetarët për aq sa na dëgjojnë që duhet mbajtur distanca aq sa mundemi dhe të mbajnë maskën. Qytetarët na e marrin edhe për keq këshillimin për mbajtjen e maskave”, shprehet kryetar i shoqatës së “Transportit Urban Veri”,  Dashnor Memaj.

Domosdoshmërinë e mbajtjes të maskës në autobus, e imponon edhe mbushja e urbanëve mbi kapacitete.

Disa mendime të qytetarëve

Urbanët janë skandal, pa kondicioner, pa asgjë.

Duhet të shtohen autobusët se i kanë përgjysmuar. Pret autobusi 10 minuta, nuk niset pa u mbushur

Jo nuk ruhet distancimi,

Për momentin jo, nuk ka si të ruhet. Ka shume, por çfarë të bëjmë, skam frikë.

Jo nuk ruhen, unë për vete nuk kam frikë.

Mirë është të mbahen maskat, por neve i anashkalojmë pak gjërat.

Shpesh për këtë situatë, shkak  bëhet edhe përgjysmimi  i mjeteve që linjat nxjerrin në qarkullim, që Dashnor Memaj, kryetar i shoqatës së Transportit Urban Veri thotë se vjen si pasojë e vështirësive financiare.

“Shoqëritë e transportit nuk janë në gjendje që të operojnë me atë numër mjetesh që kishin në fillim apo në 2019. Në Tiranë kanë falimentuar 3-4 operatorë, janë një pjesë e mirë e linjave që kanë ulur numrin e mjeteve”, Shprehet Memaj.

Përtej gjobave, këshillimeve e thirrjeve nga autoritetet shëndetësore, kujdesi në radhë të parë, duhet të jetë personal.

“Maskën e mbaj, i kam bërë vaksinat, por maskën e mbaj se virusi është i rrezikshëm, s’ka ndonjë gjë.

Maska duhet të bëhet me detyrim

Sapo i thashë edhe gocës që maskën duhet ta mbajë për të mbrojtur prindërit, gjyshërit”

Me gjithë alertin e ekspertëve të shëndetësisë, kontrolli nga autoritet, nëse maska mbahet apo jo në transportin publik apo nëse autobusët respektojnë protokollet anti-COVID, është thuajse zero.

“Mbetet ne dorën e instancave që të bëjnë kontrolle, dhe ti nxisin shoqëritë që ti zbatojnë me përpikmëri masat”, shprehet Dashnor Memaj.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • valmir: 09/09/2021 14:54

    Linja me e ndyre eshte ajo e unazes dhe eshte e tmershme qe bashkia nuk ve dore ndaj ketyre pronareve te ndyre....

    Përgjigju
  • liku: 09/09/2021 12:13

    Qytetaret kane gabim qe nuk vendosin maska kurse autobuzet qe tejmbushen nuk zbatojne kontraten me bashkine policia bashkiake fle gjume

    Përgjigju
  • Noni: 09/09/2021 11:40

    Nuk e ka fajin populli mor xhaxh, por keta plehrat qe qeverisin, vecmas ky piskuriqi i Bashkise qe sle gje pa thene e bere ppr se prapsi. Ne vemd te merret me pune tamam.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?