Foto ilustruese

Linjat ajrore pezullojnë fluturimet në Izrael dhe Liban

4 Gusht, 13:36| Përditesimi: 4 Gusht, 13:39

  • Share

Linjat ajrore nga SHBA-ja, Evropa dhe Azia kanë pezulluar fluturimet drejt Izraelit dhe Libanit, duke përmendur shqetësimet e sigurisë pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme. Vendimi vjen pas vrasjes në Teheran të shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh. Hakmarrja e pritshme nga Irani kundër Izraelit ka rritur rreziqet e sigurisë, duke ndikuar në operacionet e linjave ajrore.

‘United Airlines’, e cila realizon 14 fluturime javore midis Neë Yorkut dhe Izraelit, ka pezulluar fluturimet drejt Izraelit deri më 6 gusht. Edhe kompani të tjera gjithashtu pezulluan fluturimet e tyre drejt Izraelit. Ndërkohë janë pezulluar fluturimet midis Cyrihut dhe Tel Avivit të paktën deri më 8 gusht, duke përmendur sigurinë e ekuipazhit dhe pasagjerëve.

Gjithashtu pezullimi i fluturimeve Cyrih-Tel Aviv, që fillimisht do të përfundonte më 29 korrik, është zgjatur deri më 12 gusht. Po ashtu edhe linja ajrore gjermane njoftoi se ka pezulluar fluturimet drejt Bejrutit dhe Tel Avivit përkatësisht deri më 8 dhe 12 gusht. 

Linja ajrore tha se do të monitorojë situatën në terren për të përcaktuar se kur mund të rifillojnë fluturimet. Edhe nga India ka ndodhur e njëjta gjë.  Transportuesi i flamurit të Italisë, njoftoi se fluturimet drejt dhe nga Tel Avivi janë pezulluar deri më 6 gusht për shkak të “zhvillimeve gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe ekuipazheve të saj”. Kompani fluturimi nga Polonia, gjithashtu janë detyruar të marrin këtë vendim.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?