Tirana

Linjë të re ujësjellësi,  përfiton blloku i Kodër Kamzës, Bregut të Lumit dhe Njësia 11

4 Maj 2019, 10:11| Përditesimi: 4 Maj 2019, 10:12

  • Share

Ekspertët e Ujësjellës Kanalizimeve kanë punuar për ndërtimin e linjës së re të ujësjellësit nga Rr. “Vangjel Noti” deri në “Depo” 4000 m3, Yzberisht. Nga ky investim përfiton furnizimin me ujë të pijshëm blloku i Kodër Kamzës dhe blloku i Bregut të Lumit, Nësinë Administrative 11 Tiranë.

Tashmë banorët e kësaj zone do të përfitojë jo vetëm më shumë furnizim me ujë të pijshëm, por edhe një cilësi më të lartë si rezultat i rrjetit të ri të transmetimit nga furnizimi në rrjet i Bovillës.

Në këto katër vite, njësia 11 në kryeqytet ka njohur një sërë investimesh të rëndësishme, jo vetëm në infrastrukturë si shkolla, kopshte, rrugë, lulishte e kënde lojërash, por edhe në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?