Lionel Messi

Lionel Messi mediton tërheqjen nga futbolli, 'Pleshti' tregon kushtet

27 Mars, 15:02| Përditesimi: 27 Mars, 15:08

  • Share

Ylli kryesor i Inter Miamit dhe kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi ka treguar se në çfarë rrethanash do ta përfundojë karrierën e tij si lojtar.

“Në momentin që ndjej se nuk jam më në gjendje të performoj, se nuk po e shijoj më lojën dhe nuk po i ndihmoj shokët e skuadrës, do të largohem. Jam shumë autokritik ndaj vetes, e di kur luaj mirë dhe kur luaj dobët. Kur të ndiej se është koha për të ndërmarrë atë hap, do ta bëj pa menduar për moshën.

Nëse ndihem mirë, do të përpiqem gjithmonë të vazhdoj të konkurroj sepse kjo është ajo që më pëlqen dhe di të bëj", thuhet në citimin e shkëputur nga AS.

Messi u bë i njohur te Barcelona, ​​ekip për të cilën ka luajtur nga viti 2003 deri në vitin 2021. Më pas ai kaloi dy sezone në Francë me Paris Saint Germain dhe që nga vera e kaluar ai ka mbrojtur ngjyrat e Inter Miami.

Messi është futbollisti më i titulluar në botë. Ai tanimë po planifikon të jetë pjesë e kombëtares në Kupën e Amerikës 2024, e cila do të mbahet nga 20 qershori deri më 14 korrik në SHBA.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?