Forma e mirë e Lionel Messit ka bërë që Inter Miami të shohë një kërkesë të madhe nga skuadrat kombëtare në drejtim të lojtarëve të tyre. Për kuaifikueset në konfederatat e ndryshme të futbollit, janë nëntë lojtarë të Inter Miami që kanë marrë ftesë për të përfaqësuar kombet e tyre.
Lionel Messi sigurisht që do jetë pjesë e Argjentinës, ndërsa Venezuela ka thirrur Josef Martinez. Sulmuesi ka shënuar gjashtë gola në 21 ndeshje në ligë për Inter Miami këtë sezon.
Paraguai ka thirrur Diego Gomezin për të luajtur në ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës kundër Perusë më 7 shtator dhe Venezuelës më 12 shtator. Finlanda ka thirrur Robert Taylor për të luajtur në ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Euro 2024 kundër Kazakistanit më 7 shtator dhe Danimarkës më 10 shtator.
Sergii Kryvtsov do jetë pjesë e Ukrainës, ndërsa David Ruiz do bëjë pjesë te Hondurasi. Republika Domenikane ka ftuar Edison Azcona, ndërsa SHBA ka pjesë të listës Drake Callender dhe Banjamin Cremaschi.
Ky sukses për Inter Miamin vjen në një kohë kur skuadra fitoi Kupën e Ligës pak javë më parë, me Messin dhe shokët e tij që po bëjnë një punë të mirë në futbollin e SHBA-së.