Sociale

Liqen e kala, Shkodra “zgjeron” hartën e turistëve: Jeni vend i dashur, keni histori

16 Gusht, 10:49| Përditesimi: 16 Gusht, 11:05

  • Share

Të huajt po e shohin Shkodrën gjithnjë e më shumë në një atraksion për të shijuar jo vetëm bukuritë natyrore të zonës, por edhe kulturën, historinë dhe mikpritjen e veçantë të vendasve.

“Gruaja ime është shqiptare dhe erdha të vizitoj familjen e saj. Kjo është hera ime e dytë në Shqipëri. Jugu është i bukur, plazhet, ndërsa Shkodra ka histori dhe kulturë shumë të këndshme. E shoh Shqipërinë si një vend shumë të dashur, të bëjnë të ndihesh si në shtëpi”, thotë turisti.

 

“Jam nga Franca. Shqipëria është ende një vend jo shumë i njohur nga turistët, kështu që erdhëm ta zbulojmë. Jemi këtu prej dy ditësh dhe është mirë. Na pëlqejnë rrugët, liqeni. Më pas do të shkojmë të shikojmë kalanë”, thekson turisti.

“Po, është hera jonë e parë në Shqipëri dhe në Shkodër. Tani të vizitosh Shqipërinë është shumë trend, shumë popullore. Ne jemi nga Spanja dhe mendojmë se ka aspekte të ngjashme. Ndoshta Spanja ka avancuar disa vite më shumë me zhvillimin, por ne shohim disa këndvështrime të jetesës të ngjashme me këtu: plazhet, ushqimi, disi një stil”, shprehen turistët.

Të tjerë vijnë nga edhe më larg, Australia e Zelanda e Re

“Jam nga Zelanda e Re. Jam këtu prej disa javësh, rreth një muaji, por është hera e parë që vij. Kam ardhur për të bërë hiking nga Valbona në Theth. Ka alternativa të mira, është lirë, hiking i mirë dhe shumë shëtitje”, thotë një vizitor.

“Jam nga Australia. Më pëlqen Shqipëria shumë. Malet janë shumë të bukura, ushqimi shumë i mirë. E rekomandoj”, shprehet një tjetër turistë.

Muaji gusht ka sjellë me qindra vizitorë në Shkodër, gjë që reflektohet nga të dhënat e bizneseve akomoduese, agjencive turistike, muzeve dhe zonave turistike të qytetit.

G.M./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gaci: 16/08/2025 13:46

    Po "lumi" po, vazhdo bjeri avazit ti, sa kohe nuk te shohin syte sesi po zhvillohet e modernizohet Shkoder lokja.

    Përgjigju
  • Lumi: 16/08/2025 11:02

    Shkodra ka Kala Liqen,Det po autostrad nuk ka se se drejuesit politik PD PS Shkodren nuk e duan fare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?