Arritja e kuotës maksimale në Liqenin e Fierzës për banorët e fshatit Breglumë, është një lajm shqetësues. Ata thonë se uji u janë shkatërruar të mbjellat, problem që e kanë prej 30 vitesh.
Edhe ketë pranverë liqeni i Fierzës nuk i kurseu banorët e Breg-Lumës në Kukës. Prodhimet e asaj pak toke bujqësore të mbetur u zhytën sërish nën ujë për shkak të kuotës maksimale të liqenit që ka arritur 295 metra.
Banorët janë kthyer në spektatorë të asaj çfarë po u humbet çdo ditë nga pasuria e tyre. S’kanë asnjë shpresë për të zgjidhur problemin pavrësisht se e kanë ngritur zërin prej gati 30 vitesh.
Fenomeni ndodh të paktën dy herë në vit, kur niveli i ujit në Liqenin e Fierzës, shkon drejt kuotës maksimale. Dhe kjo ka bërë që fshati i Breg Lumës buzë liqenit të shpopullohet.