Liqeni i Fierzës ndotet nga mbeturinat, gazetarët e Kukësit i bashkohen nismës për ta pastruar

4 Maj 2020, 18:18| Përditesimi: 4 Maj 2020, 18:27

  • Share

Gjithçka lundron në ujërat e liqenit të Fierzës, janë këto mbeturina, ku ndotja ndodh çdo vit.

Mbeturinat vijnë nga Kosova e Maqedonia,  sa herë ka shtim të prurjeve nga dy lumenjtë Drin i Bardhë dhe Drin i Zi.

Nisur nga kjo situatë gazetarët lokalë të Kukësit ndërmorën një aksion simbolik për pastrimin e brigjeve të liqenit.

Me këtë ndërhyrje ata kërkojnë të përçojnë një mesazh për marrjen e masave konkrete nga strukturat përgjegjëse.

"Një ndërhyrje serioze e sidomos tani. Sipas vendimit të qeverisë kjo është specifikuar si pronë e KESH-it dhe do të ketë përveç energjisë, perioritet zhvillimin e turizmit. Kjo do të arrihet vetëm me investime serioze që duhen bërë  në radhë të parë nga lanfilldet, të cilat gjëkundi nuk i shohim", është shprehur njëri nga gazetarët.

Kurse një gazetar tjetër është shprehur se duhet të ngrejmë një shqetësim për strukturat përgjegjëse.

"Duhet të ngrejmë shqetësimin për strukturat përgjegjëese për të pastruar liqenin e Fierzës, përkatësisht hapësirën në Kukës nga mbetjet plastike", ka thënë një tjetër gazetar.

Kurse gazetarja, pjesë e nismës së pastrimit tha se kjo është nëdrmarrë nga Uninoni i Gazetarëve dega Kukës për të pastruar liqenin.

"Prej disa ditësh është i tejmbushur nga mbeturinat, deri në këtë momentë askush se ka bërë një nismë tëë tillë, por ne si gazetarë iu bashkuam kësaj thirrjeje", është shprehur ajo.

Mungesa e menaxhimit të mbetjeve urbane shoqëruar me derdhjen e ujërave të zeza dhe peshkimin e paligjshëm rrezikojnë ta kthejnë në katastrofë mjedisore liqenin e Fierzës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?