Adela Muçollari, balerinë

Kultura

'Liqeni i Mjellmave', balerina Adela Muçollari e impresionuar: Sa lumturi kur merr duartrokitje

18 Qershor 2018, 11:17| Përditesimi: 18 Qershor 2018, 12:11

  • Share

Mbrëmjen e kaluar u mbyll me sukses shfaqja e baletit "Liqeni i Mjellmave" në Pallatin e Kongreseve. Në mbrëmjen e djeshme shkëlqyen në skenë primabalerina Adela Muçollari me partnerin e saj Fatjon Lito. Këtë mbrëmje Muçollari ka kërcyer si një mjellmë e vërtetë. 

Balerina nuk i ka fshehur impresionet pas performancës së mbrëmshme përmes një statusi në rrjetet sociale, teksa falenderon partnerin e saj, Fatjon Lito dhe të gjithë stafin e TOB-it. 

"Sa lumturi kur merr duartrokitje pafuund. Urime shume Fatjon Lito dhe nje bravo per interpretimin tend. Urime te gjithe trupes se baletit , dirigjentit, orkestres dhe pa diskutim dhe i gjithe stafi i Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor", ka shkruar në Facebook, balerina Adela Muçollari. 

Një tjeter lumturi e Adela Muçollarit është edhe suksesi i vëllait të saj më të vogël, balerinit Anxhelo Muçollari që kërceu në rolin kyesor me primabalerinën Ledia Sulaj. Eshtë rast i rrallë në skenën e TKOB, ku motër e vëlla kërcejnë në të njëtin balet dhe korrin sukses me rolet kryesore të kryeveprës së Çajkovskit

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?