Liqeni i ngrirë i Kallabakut, i vetmi në vend, është monument i natyrës. Me kamerën e Report Tv iu sjellin pamjet mahnitëse të pllajave, lëndinave dhe alpet përreth, veshur me petkun e bardhë. Jemi në Novosej të Kukësit, aty ku natyra ka bërë mrekulli. Sipërfaqja e liqenit të Kallabakut është krejtësisht e mbuluar nga akulli përgjatë 3 muajve të dimrit.
Vizitorët në këto anë janë të paktë në dimër, për disa arsye; si mungesa e promovimit, rruga e vështirë në disa segmente dhe mungesa e strukturave akomoduese. Udhërrëfyesi, Alban Xhaferri që shoqëron turistët në këto anë thotë se liqeni mund të kthehet në pistë patinazhi, nëse do të kishte vullnet nga qeveria e bashkia.
“Jemi në mesin e liqenit të Kallabakut, i cili në tre muajt e dimrit është i ngrirë. Thellësia 16 metra, sipërfaqja 6-7 ha. Mund të bëhet sporti i patinazhit, por duhet bërë ekspertiza nëse mund të kthehet në pistë patinazhi”, tha Xhaferri, ndërsa shton se “çdo stinë ka turistë, por më pak ka në dimër dhe më shumë në verë”.
Për të mbërritur tek liqeni i Kallabakut, udhëtojmë nga Tirana në Kukës në Rrugën së Kombit, 1 orë e 30 minuta. E mandej nga Kukësit drejt Novosejt për 45 minuta, në një rrugë krejtësisht të asfaltuar. Por për të mbërritur në destinacion, duhet të përshkojmë në këmbë shtegun malor nga stanet e Novosejt deri tek Liqeni që zgjat dhe 45 minuta të tjera. Ndërsa për alpinistët udhëtimi nuk mbaron këtu, ata vazhdojnë ngjitjen në parkun kombëtar Korab- Koretnik, te Shtegu i Ngjyrave.
Autoritetet kanë menduar të shfrytëzojnë këtë bukuri magjepsëse. Pjesa e mbetur e rregulluar e rrugës, nga Novosej deri të liqeni pritet të asfaltohet, duke krijuar mundësinë e investimeve.
Si ide nuk eshte e keqe,kushton me lire nje piste natyrore,se sa nje e bere nga njeriu,por vjen me rreziqe.Se pari,klima nuk eshte ajo qe ka qene me pare e po ngrohet cdo vit,se dyti,edhe nje liqen i ngrire eshte i rrezikshem,pasi varet nga trashesia e akullit e kohezgjatja dhe shpejtesia e ngrirje-shkrirjes.Ketu ku jetoj,kemi liqene e pellgje ne te gjithe qytetin,por patinazh nuk perdoret asnje,se kane pista artificiale,jane nje ose dy qe perdoren shume rralle per hockey ne akull per ata qe guxojne e me pergjegjesi personale per rrezikun qe marrin persiper,por ata jane te vegjel e shume te ceket,mund te dalesh prej tyre duke ecur.Tani policia ve tabela per akullin nese mund te ecet mbi te ose jo,po ne Shqiperi kush do t'a bente kete?!
PërgjigjuKujdes nga tragjedite,beheni diku tjeter pisten e patinazhit!!!
Përgjigju