Liqeni i Shkopetit, një nga destinacionet më të preferuara! Turistët: Na ofron qetësi e pamje unike

29 Qershor 2022, 18:19| Përditesimi: 29 Qershor 2022, 18:31

  • Share

I rrethuar me pyje e male, Liqeni i Shkopetit në Burrel vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për një fundjavë të qetë e larg stresit urban.

Afro një orë larg nga kryeqyteti, banorët e Tiranës por edhe ata të Lezhës e Laçit e zgjedhin për freskinë që ofron në këtë periudhë të nxehtë vere.

Piknik mes gjelbërimit, not në ujin e kthjellët, apo peshkimi, janë vetëm disa nga aktivitetet që mund të zhvillohen në këtë hapësirë turistike.

Turistët e zgjedhin Liqenin e Shkopetit, edhe për t’iu larguar mbipopullimit bregdetar, zhurmës në qendrat turistike, si dhe për bukuritë natyrore që ende janë të ruajtura me kujdes.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bim: 29/06/2022 21:20

    Veq ngrumbulloni plehratve mos i lini aty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?