Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme një pamje mahnitëse nga liqeni i zi në Radomirë, Dibër.
“Mirëmëngjes dhe nga freskia e liqenit të zi në Radomirë, në zemër të Alpeve të Dibrës, ku ajri i pastër dhe qetësia malore sfidojnë vapën e korrikut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Liqeni është i rrethuar nga një masiv pyjor me pishë të zezë. Për vlerat e veçanta natyrore gëzon statusin Monument Natyre.
Në dimër ai ngrin në sipërfaqe dhe ka një hapësirë prej 0.8 ha. Është i pasur me një botë të gjallë. Ka vlera shkencore gjeologjike, hidrologjike, biologjike, estetike, didaktike, ekologjike dhe kulturore.
Komente
