POGRADEC- “Liqeni im” është filmi i parë që çeli edicionin e 11-të të “Balkan Film Food festival” në qytetin liqenor të Pogradecit.
Mirëpritur nga publiku që e përcolli me një audiencë të lartë, filmi është xhiruar në Liqenin e Prespës së madhe ndërsa u prezantua mbrëmjen e djeshme në amfiteatrin Odeon në Pogradec.
Me skenar dhe regji të Gjergj Xhuvanit premiera e filmit ka në qendër inteligjencën e djaloshit maqedonas me emrin Kristo, i cili mediton në bankat e shkollës për fjalinë e shkruar nga mësuesi në dërrasën e zezë "Liqeni im".
“Unë e kam takuar dy javë para se të shkonte në Itali për t’i dhënë dorën e fundit të filmit, dhe ishte shumë I lumtur largimi i tij ishte i papritur për të gjithë. Sigurisht, si çdo aktivitet ka vështirësitë e veta por kur vjen momenti I festivalit është vetëm një kënaqësi”, tha Drejtori artistik i festivalit, Eno Milkani.
Për aktoren Ema Andrea, rëndësia e festivalit qëndron rikthimin e vëmendjes ndaj artit dhe edukimin e brezave të rinj me shijen dhe kulturën artistike.
“Pandemia ka sjellë shumë dëme në jetën sociale, po e vetmja e mirë që solli është që njerëzit e kuptuan se sa i rëndësishëm është arti në jetën e tyre dhe në këtë rast përfshihet dhe ekzistenca e këtëij festivali. Është e rëndësishëm për jetën e artistëve, për jetën e qytetit dhe zhvillimine artit të vërtetë”, u shpreh Ema Andrea.
“Balkan Film Food Festival” do të vazhdojë për 5 net me radhë deri më 5 shtator në Pogradec ku do të shfaqen rreth 40 filma nga Shqipëria, Greqia, Turqia, Bullgaria, Rumania e Kroacia.