Ndërsa i dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë -Serbi, Richard Grenell, është shprehur se palët janë dakord që Liqeni i Ujmanit mund të quhet "Liqeni Trump", duket se zyrtarë të Bashkimit Europian nuk e mbështesin këtë ide.
Viola von Cramon, deputete e Parlamentit Evropian dhe raportuese për Kosovën, e ka cilësuar si të pakuptimtë një ide të tillë dhe ka ngritur dyshime se Kosova po përdoret për fushatën presidenciale te Donald Trump, i cili po kërkon një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.
“Është gjë sot 1 Prilli? Si mundet që dikush të japë diçka të tillë në shenjë mirënjohje për marrëveshjen? Thjesht pjesë e fushatës së Trump”, shkruan eurodeputetja gjermane.
I dërguari special i Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell thotë se emërtimi i liqenit ka qenë një çështje serioze e diskutimeve mes dy vendeve.
“Si të quhet liqeni që gjendet në Kosovë dhe Serbi ka qenë një pikë serioze diskutimi në dialog, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të bëhet një studim i fizibilitetit që të krijohen vende të reja pune në regjion. Andaj të dyja palët vendosën që ta quajnë: Liqeni Trump”, shkruan Grenell.
Kurse Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar
“Kam mirëpritur propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni i Presidentit Trump, në shenjë nderimi për rolin e tij të jashtëzakonshëm për arritjen e marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, si hap i madh drejt marrëveshjes përfundimtare politike, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke”, shprehet Hoti.
Nje Prillin e praktikon realiteti Evropjan,jo kontinentet te tjera,ne SHBA as qe ane degjuar per kete "mahi Evropjane"per tr adici onalizmin e genejshtres.
PërgjigjuZoti na ruajt nga budallalleqet e shqipove!Trump nuk e duan as patriotet e tij,e ju doni ti vini liqenit emrin e nje njeriu te korruptuar,imoral, racist,ksenofob,mik I Putinit dhe gjithe diktatoreve te botes,nje shkeles te drejtash,mashtrues,narcistik,njeri qe do donte te ishte mbret.Te pakten beini vetem nje statuje qe ta rezojne,ose ta djegin.KY NJERI ESHTE TURPI I AMERIKES E I BOTES.
Përgjigjupo ik moj legene se qenke snow flake ti , left wing propaganda piece of shit , Trump eshte njesh , po liqenit nuk jam dakord ti nderrohrt emri gjithsesi , si ne tirane rruga geore w bush , wtf is going on