U nda nga jeta sot në Tiranë, Liri Belishova në moshën 92 vjeç, një prej ish drejtuesve të larta të Partisë Komuniste në Shqipëri, e dënuar me mbi 30 vjet internim për arsye politike nga regjimi që ajo vetë kontribuoi për ta instaluar e që më vonë, pas rënies së diktaturës e dënoi hapur për egërsinë e pashoqe me të cilën veproi ai regjim ndaj popullit shqiptar.
Ajo lindi në Belishovë të krahinës së Mallakastrës me 14 tetor 1926, në një familje të kamur të zonës, e bija e Kamber Belishovës, përfaqësues i krahinës në Kongresin e Durrësit.
Shkollën fillore pesëvjeçare e mbaroi më 1937 në Ballsh. Më 1938 fitoi bursë që të ndiqte studimet në Institutin "Nana Mbretneshë", ku spikati për zgjuarsinë dhe aftësitë e saj organizative.
Ajo së bashku me Nako Spirun ishin dy drejtuesit kryesoreë të Bashkimit të Rinisë Punës së Shqipërisë dhe u përpoqën për ta ngritur rolin e kësaj organizate në nivelin e homologeve të saj në Europën Lindore. Madje u përpoqën të lidhin marrëveshje me të gjithë këto organizata homologe dhe me grupe të tjera intelektuale të rinisë, të cilat ishin evidentuar në vendin e tyre si psh në Çekosllovaki. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj Nako Spiru ajo vazhdoi veprimtarinë politike pavarësisht se me oshilacione dhe pas Kongresit të Parë të Parttisë së Punës në vitin 1949, ajo u zgjodh sekretare e Komitetit Qendror të PPSH-së . Ka qenë një nga gratë më aktive dhe më ambicioze në sferën politike të kohës.
Bëri shkollën e Partisë në Bashkimin Sovjektik me rezultate të shkëlqyera dhe në vitin 1960 ajo shkoi në Kinë si anëtare e një delegacioni parlamentar të Republikës së Shqipërisë. Aty asaj ju desh të përballej me divergjencat që kishin lindur mes Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe Partisë Komunistetë Kinës për një varg çështjesh ideologjike, të cilat dalë nga dalë po shndërroheshin në problem të Lëvizjes Ndërkombëtare Komuniste.
Në këtë moment filloi dhe katastrofa politike dhe personale e Liri Belishovës. Ndërkohë që Belishova ishte në Kinë, në Bukuresht zhvillohej një Konferencë Ndërkombëtarë mes përfaqësues të Partive Komuniste të vendeve të Traktatit të Varshavës, ku merrnin pjesë edhe Partia Komuniste italiane dhe partia komuniste e Francës. Në atë konference, delegacionin e PPSH-së e udhëhiqte Hynsi Kapo.
Liri Belishova në dallim nga Hysni Kapo, nuk arriti për shkak të largësisë së madhe gjeografike, që të kishte kontakte të vazhdueshme me udhëheqjen e PPSH-së. Ndërsa Hysni Kapo komunikonte drejtpërdrejt me Rnver Hoxhën nëpërmjet radiogramesh tre deri katër herë në ditë, Belishovës i mungonte kjo, pasi nga Kina, Vietnami Mongolia dhe Korea s’mund të lidhej me radiograme me Shqipërinë. Kjo mungesë kontakti ndikoi negativisht në triumfin e një opinion në Byronë Politike në Tiranë “se Liri Belishova nuk po mbante qëndrimin e duhur revolucionar të PPSH-së”.
Megjithëse Belishova ishte larguar nga Shqipëria me një frymë ku mbizotëronte dashuria për Bashkimin Sovjetik, ngjarjet politike ndodhën aq shpejt në Bukuresht, Pekin e Moskë, sa kur ajo u kthye në atdhe, qëndrimi i Shqipërisë ndaj Bashkimit Sovjetik kishin ndryshuar katërcipërisht. Në mbledhjet e Pleniumit dhe Byrosë, që u organizuan në Tiranë, Liri Belishova u kritikua për opurtunizëm, mungesë vigjilence e deri në ambicjen e saj, se ajo kishte dashur ti zinte vendin Enver Hoxhës, duke përfituar nga simpatia për të e udhëheqësve sovjetikë deri tek Hrushovi.
Pas kësaj goditjeje fatale në karrierën e saj politike, Liri Belishova, u internua për afro 30 vjet duke nisur nga viti 1961 e deri ën fudn të regjimit, së bashku me bashkëshortin e saj Maqo Çomon si edhe me fëmijët djalin dhe vajzën e saj drita çomon, e cila vdiq në internim në cërrik e sëmurë nga kanceri në moshën 21 vjeçe.
Belishova gjatë gjtihë viteve të internimit ishte këmbëngulëse në një varg të gjatë letrash dërguar Enver Hoxhës, “se s’kishte bërë kurrëfarë tradhëtie ndaj Partisë dhe se ishte dënuar pa të drejtë”.
Pas rënes të regjimit Liri Belishova ishte ndër të paktët ish-drejtues komunistë të kupolës së lartë, që shfaqi pendesën e saj për egërsinë e regjimit, të cilin ajo vetë e instaloi dhe e konstruktoi në format e veta të përbinshme, por që njëkohësisht u bë edhe vetë viktimë e tij.