Kur dielli i ktheu shpinen Tiranes dhe muzgu po pertonte te mbulonte qytetin, ajo rrembeu telefonin dhe me duart qe i dridheshin formoi numurin, nuk priti qe te degjonte fjalen "po", e direkt i foli ne emer pa frike e pa elozhe :
-Hajde, hajde mortje me merr se jam vetem. Im bir ka dale nga shtepia dhe dua te me marresh me vete pa më parë askush duke u dorëzuar ne krahët e tu. Hajde mortje, hajde se do ikim bashke.
Vdekja u çudit sepse rralle here ne Shqiperi kishte hasur njerez kaq trima sa te merrnin guximin e ti kerkonin favore jo per te jetuar edhe pak, por per ti ikur jetes. Dhe me tronditese ishte kjo telefonate sepse vdekjen e telefononte nje grua, nje grua e hekurt e ndryshkur nga e djeshmja, nga dhimbjet, vuajtjet, internimet...
Te henen e parafundit te prillit te 2018, Liri Belishova, njeriu i dy simboleve te rralla qe i mungojne ketij vendi, vdiq. Vdiq gruaja qe pranoi jo vetem ne heshtje por dhe me kurajo mekatet e komunizmit qe i sherbeu me pathos. Vdiq gruaja qe u masakrua bashke me familjen e saj nga regjimi per te cilin luftoi aq fort.
Personalisht e adhuroja, e respektoja, ia perjetoja brengat, ia vleresoja mekatet dhe faljen, me nxiste te pranoja te djeshmen, te toleroja te sotmen e ti perkushtohesha te ardhmes.
Liri Belishova e thirri vete vdekjen pavaresisht se vdekja nuk e besonte. Nuk e besonte sepse kishte 40 vjet qe e torturonte çdo dite dhe Liria nuk jepej. Gruaja qe kurre nuk mbolli hakmarrje, vdiq në stinën kur mbillet dashuria.
Muzgu ndoshta dinte diçka ndaj iu vonua Tiranës. Gratë kurajoze e kanë shpirtin si dritë!
Te qofte dheu i lehte zonja Liri. I vajte prane vajzes tende te vetme, te shkelqyer qe humbi jeten ne lulen e rinise. Besoj tani do te jesh e qete se ke prane, jeni prane te dyja te tregoni me dashuri kohen kur i munguat njera tjetres. Ngushellime familjes.
PërgjigjuNderim per kete figure te pamposhtur te LANCit si dhe kundershtare e vendosur deri ne masakrim nga rregjimi per te cilin luftoi . Shkrimi i Manes per krte grua simbol eshte i perkryer artidtikisht
PërgjigjuI lehte te qofte dheu "o sokolesh"
Përgjigju