Protestues në Malmo

‘Liri Palestinës', policia përleshje me protestuesit në finalen e Eurovizion

12 Maj, 10:51| Përditesimi: 12 Maj, 10:58

  • Share

Policia shpërndau një turmë protestuesish pro-palestinezë që ishin mbledhur rreth Malmos aty ku u mbajt finalja e konkursit muzikor të Eurovizionit. Protestuesit valëvitën flamuj nën ritmin e sloganeve "Liri në Palestinë". Disa mbanin në dorë shami palestineze, disa i kishin  mbështjellë rreth fytyrave të tyre.

"Duket se ata kanë autoritetin të jenë më agresivë se zakonisht," tha Sarah, një 45-vjeçare banore në Malmo, për AFP, duke iu referuar policisë së qytetit. "Unë kurrë nuk e kam parë këtë më parë."

Policia, e cila konfirmoi se përdori gaz lotsjellës , u përpoq të shtynte protestuesit përsëri në një shesh ku ishte lejuar një tubim pro-palestinez.

“Më hodhën gaz lotsjellës në fytyrë, më shtynë”, tha Sarah Beau, 26 vjeçe për AFP, duke treguar sytë e saj të përgjakur.

Aktivistja e klimës Greta Thunberg ishte mes tyre, dhe megjithëse fillimisht qëndroi larg përleshjeve, më vonë u arrestua .

Pasdite, rreth 5,000 njerëz marshuan në qytet, shumica suedezë me origjinë palestineze, kundër pjesëmarrjes së Izraelit në konkursin muzikor.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?