Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypi, OKB ka reaguar duke thënë se gazetarët nuk duhet të pengohen të bëjnë punën e tyre. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se janë pikërisht këto gazetar do të frenojnë edhe infodeminë dhe përhapjen e lajmeve të rreme, që është gjithmonë e në rritje në këtë kohë pandemie.
Guterres u bëri thirrje qeverive në gjithë botën që të garantojnë sigurinë e gazetarëve gjatë pandemisë COVID-19 dhe të mos keqpërdorin masat kufizuese për të penguar gazetarët të bëjnë punën e tyre.
“Ndërsa pandemia përhapet, ajo ka shkaktuar një pandemi të dytë, atë të keqinformimit, nga këshillat e dëmshme shëndetësore tek teoritë e dëmshme të konspiracionit. Media ofron antidotën ndaj kësaj vale: lajme dhe analiza të verifikuara, shkencore, mbështetur në fakte. Por që kur filloi pandemia, shumë gazetarë po bëhen objekt i shtimit të kufizimeve dhe ndëshkimeve, për arsyen e vetme se po bëjnë punën e tyre. Kombet e Bashkuara e pranojnë se është e nevojshme që të kufizohet udhëtimi për të luftuar virusin, por tha se masat shtrënguese “nuk duhet të keqpërdoren” që të pengojnë gazetarët të bëjnë punën e tyre", u shpreh Guterres.