Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato foli për progres raportin e KE për Shqipërinë, gjatë konferencës me kryeministrin Rama. Ambasadori Gonzato u ndal edhe tek gjetjet e raportit për lirinë e shprehjes dhe medias. Gonzato tha se sipas progres raportit nuk ka pasur progres sa i takon lirisë së shprehjes, duke theksuar se duhet punuar më shumë në këtë drejtim.
"Së fundmi do të doja një tjetër fushë shumë e rëndësishme është edhe ku vazhdon raporti i këtij viti për lirinë e shprehjes natyrisht për fat të keq Komisioni nuk vëren asnjë progres në këtë fushë dhe sa i përket çështjeve afatgjata që kanë qenë shqetësuese sidomos mbi vendosjen e interesave të biznesit, medias dhe politikës në këtë drejtim dhe kushtet problematike të kushteve të punës së gazetareve dhe dua të them që po bashkëpunoj me profesor Markun për ta përmirësuar këtë gjë.
Gjithashtu dua që të them që shpresoj që çelja e grup kapitullit 1 të negociatave do të jetë një mundësi për autoritetet shqiptare për të realizuar këto angazhime reformash për mediat të ndërmarra në udhërrëfyesin e sundimit të ligjit”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Progres raporti, ambasadori i BE-së: Mbyllja e negociatave në 2027 realitet nëse intensifikoni reformat! Shqetësim orvatjet për të ndikuar në drejtësi! Nevojë urgjente për dialog! Rama: S'bëhet me muskuj
S.B//ReportTv.al