Foto ilustruese

Liria e shtypit/ Reporterët pa Kufij: Gazetarët përfundojnë në burg për raportimin mbi krizën e COVID-19

14 Dhjetor 2020, 15:10| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 15:27

  • Share

Qindra gazetarë janë në burg në të gjithë botën për shkak se nuk i janë nënshtruar censurës qeveritare, bëjnë të ditur Reporterët pa Kufij.

Në raportin vjetor pesë vende ishin përgjegjëse për më shumë se gjysmën e gazetarëve të burgosur  të regjistruar.

Të paktën 387 persona të cilët punojnë në industrinë e medias në të gjithë botën janë burgosur deri më 1 dhjetor,  njoftoi zyra gjermane e OJQ-së për lirinë e shtypit Reporterët pa Kufij.

Pesë vende janë përgjegjëse për më shumë se gjysmën e të gjitha dënimeve: Kina kryeson me të  paktën 117 gazetarë të burgosur, pasuar nga Arabia Saudite (34), Egjipti (30), Vietnami (28) dhe Siria (27).

Ndërsa shumica e gazetarëve të burgosur të shtypit ishin meshkuj, numri i grave të arrestuara në vitin 2020 u rrit me një të tretën.

Që nga shpërthimi i pandemisë globale në fillim të vitit, mbi 130 anëtarë të shtypit, qofshin ata gazetarë apo reporterë, janë arrestuar për raportimin e krizës. Rreth 14 prej tyre  gjenden ende në burg.

"Numri i lartë i gazetarëve të burgosur në të gjithë botën sjell edhe njëherë në vëmendje kërcënimet aktuale ndaj lirisë së shtypit," tha Katja Gloger, drejtoresha e zyrës gjermane të RSF.

Reporterët pa Kufij i kushtuan vëmendje të veçantë Bjellorusisë, ku qindra gazetarë janë arrestuar pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale më 9 gusht. Edhe pse shumica e atyre u lanë të lirë pas një periudhe të shkurtër, goditja e gazetarëve përfaqëson një ulje të lirisë së shtypit .

Raporti gjithashtu nënvizoi ndalimin e themeluesit Australian WikiLeaks Julian Assange, aktualisht në burgun e sigurisë së lartë Belmarsh në Mbretërinë e Bashkuar.

Raporti shprehu shqetësim për shëndetin e atyre gazetarëve të burgosur që nuk kanë marrë kujdesin e duhur mjekësor gjatë pandemisë dhe që u janë nënshtruar efekteve psikologjike të izolimit.

Pesë gazetarë janë përballur me dënimin me vdekje që nga 1 dhjetori, njëri prej të cilëve - gazetari iranian Ruhollah Zam - u ekzekutua më 12 dhjetor. Katër të tjerët gjenden në paraburgim në Jemen.

RSF numëroi 54 punëtorë mediatikë të cilët ishin rrëmbyer në Siri, Irak dhe Jemen; disa prej tyre nuk janë dëgjuar prej vitesh.

Reporterët Pa Kufij, kanë filluar raportimet që nga viti 1995. Përpiluesit përfshijnë të dhëna vetëm nëse ato konfirmohen me kujdes, por ka shumë raste si Turqia, të cilët tregojnë shifra më të ulëta se sa raportohet diku tjetër.

Komento

Komente

  • beni: 14/12/2020 15:19

    po shqiperia nuk qenka pjese e listes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?