Sociale

Liria e shtypit, Reporterët pa Kufij publikon indeksin për 2025: Shqipëria e 80 nga 180! Kosova përkeqësohet, në vendin e 99 nga i 75 vitin e kaluar

2 Maj, 16:09| Përditesimi: 2 Maj, 16:16

  • Share

Në Shqipëri sipas organizatës ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij”, është përmirësuar klima për lirinë e shtypit dhe pavarësinë e medias, krahasuar me një vit më parë. Vendi ynë në indeksin botërorë të kësaj organizate për vitin 2025, renditet i 80 nga 180 të tilla në klasifikim, ndërsa një vit më parë renditej i 99, një përmirësim me 19 vende.

Reporterët pa Kufij evidenton se përmirësimi më domethënës I Shqipërisë është ai në aspektin legjislativ, siguria dhe aspekti social i mediave, ndërsa përkeqësimi më domethënës është shënuar në indikatorin politik. Konflikti I intersit mes biznesit dhe politikës, evidentohet si kërcënim për lirinë e htypit në vendin tonë.

Kosova ndërkohë ka shënuar përkeqësim shumë të fortë në indeksin botëror të publikuar për vitin 2025 nga Reporterët pa Kufij, ku zë vendin e 99 me një rënie me 24 vende krahasuar me një vit më parë. Në kosovë sicc argumenton ojf, janë përkeqësur të gjithë indikatorët që krijojnë pikët finale të indeksit përfundimtar. Në Kosovë puna e gazetarëve u përkeqësua edhe në indikatorin politik, atë ekonomik, të sigurisë, social dhe legjilativ gjithashtu.

Nga vendet e tjera të Ballkanit, Mali i Zi renditet më mirë, në vendin e 37-të, Maqedonia e Veriut në vendin e 42-të, Bosnje Hercegovina e 86-ta dhe Serbia e 96-ta.

Përmirësimin më të shpejtë sipas këtij indeksi për lirinë e shtypit nga vendet e rajonit e ka shënuar në 3 vitet e fundit Mali I Zi I cili në 3 vitet e fundit nuk rezulton të jetë ngjitur sipas pozicionit të 40 në klasifikimin botëror.

“LIRIA E SHTYPIT NË VENDET E BALLKANIT” REPORTERËT PA KUFIJ
Shqipëria                         2025:80      2024: 99      2023: 96      2022: 103    2021:83
Kosova                             2025: 99     2024: 75      2023: 56      2022: 67      2021: 78
Mali I Zi                             2025:37      2024: 40      2023: 39      2022: 63      2021: 104
Maqedonia e Veriut         2025: 42    2024: 36      2023: 38      2022: 57      2021:90
Serbia                               2025: 96      2024: 98      2023: 91      2022: 79      2021:93
Bosnje Hercegovina       2025:86    2024:81      2023: 64      2022: 67      2021: 58

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?