Sali Berisha vijon të konfirmojë në çdo dalje vetveten. E sotmja ka qenë dita e kërcënimeve për të. Pasi ka vijuar me kërcënimet për ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, 2 vende që e kanë shpallur ‘non grata’, Berisha sot ripërsëriti historinë e vjetër të kërcënimit të mediave, që nuk ‘respektojnë linjën editoriale që ai do’.
Në daljen e tij të përditshme për mediat, Sali Berisha sot ka folur për lirinë e medias. Sipas tij, Rama ka kapur të gjitha mediat. Dhe duke përmendur disa prej tyre, Berisha ka kërcënuar pronarin e ri të ABC News që të ketë kujdes me lajmet sepse ndryshe do të ketë pasoja serioze, të ketë kujdes nëse mbështet Qeverinë.
“Asgjësoi TV Orën, e konfiskoi. Ka çuar aty, një nga figurat më të zeza të historisë së këtij vendi, Arapin e Zi, Farudinin e Zi. Dhe dikton çdo gjë. Pa asnjë bazë, pa asnjë fakt. Pavarësisht se ekspertët faktojnë se të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga burime të qarta, ky thotë të kundërtën. Një media tjetër, e detyroi të shitet aty ku deshi. Por unë i bëj thirrje atij pronari, dhe u bëj thirrje gazetarëve të ABC, që të ruajnë integritetin e medias së tyre, sikundër i bëj thirrje pronarit, që nëse do e shndërrosh në altoparlant të Endri Fugës dhe Edi Ramës, do përballesh me pasoja shumë serioze. Në një kohë gjashtëmujore ai vendos nën terror tri media, që informonin dhe përbënin rrjete anti-censurë. Nuk them se kanë pasur politika editoriale në favorin tonë, por censurën nuk e pranojnë. Dhe këto ishin një garanci për anticensurë. Këto dhe jo mediat kombëtare ishin garanci për anticensurë. Siç janë portalet një garanci për anticensurë”, tha Berisha, i qartë në kërcënim
Pra, Berisha asgjë nuk ndryshon në moton që ka sot e 32-vite: Mediat që nuk janë me mua janë të kapura. Liria e shtypit është gjëja e fundit që i intereson Berishës. Në të vërtetë, ajo që kërkon të marrë në strategjinë e tij të mbrujtur me hakmarrje, ofendime, kërcënime dhe pseudo-konferenca, është thjesht një shtyp nën kontrollin e plotë të tij, pra të privuar nga liria për ta kritikuar dhe të lirë vetëm që të kritikojë dhe demonizojë kundërshtarët e tij.
So ka mundësi që ky Kanal i ujrave të zeza kaq i infektuar që qelbet er Saliu pler nuk dizifektohet e të mbyllet ky Kanal i infektuar. Pra me një fjal në burg qeni Sali sa më par.
PërgjigjuSepse po te rraset brenda Saliu, rradhen e ka Edvinka! Edvinkes nuk i pelqen te rrase Saliun brenda se pastaj s’mund te thote me “Fajin e ka Saliu”.
Hajde Mortje hajde, po ky në 93 Gazetarëve ju hoqi edhe këpucët për ti kontrolluar, pu pu pu ça Soji eshtë ky Saliu ?.
PërgjigjuSi ka mundësi që krimineli hajdut Sali bajga vazhdon e bën çfar i do qefi e nuk meret zvar ky zvaranik malok i qelbur. Ky ka kaluar çdo kufi ka ardh dita që ky qen bastard duhet të mbyllet në burg mjaft me ktë wc publike që qelbet er qeni sali .
Përgjigju